Tiranë, 16 qershor 2026 – Organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit i hodhën poshtë argumentet e kryeministrit Edi Rama për procedurat ligjore dhe vendimet institucionale për projektin turistik brenda zonës së mbrojtur të Pishë Poro-Nartë në Zvërnec. Sipas tyre, deklarata politike e kryeministrit Rama nuk e ndryshon faktin se “vendimmarrja i ka paraprirë studimeve, transparencës dhe vlerësimit të ndikimeve në mjedis apo fizibilitetit ekonomik.
“Jemi dëshmitarë që përveç deklaratave politike, nuk ka asnjë faqe studim fizibiliteti, të dhëna, shifra etj. që, si rregull, shoqërojnë projekt-idenë e zhvillimeve nga më të voglat te më të mëdhatë,” thuhet në deklaratën e përbashkët 77 organizata të shoqërisë civile.
Ato thanë se rasti i Zvërnecit zbuloi mungesën e respektimit të legjislacionit të vendit dhe detyrimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, duke anashkaluar vlerësimet mjedisore, studimet shkencore dhe konsultimin publik.
“Në një shtet të së drejtës, fillimisht përcaktojnë ligji, shkenca dhe interesi publik nëse dhe sa mund të zhvillohet territori. Vetëm më pas mund të flasë politika për investimin,” thuhet në deklaratë.
Organizatat e shoqërisë civile i kundërshtojnë edhe pretendimet e Ramës se dispozitat ligjore nuk e ndalojnë zhvillimin e saj për turizëm, sidomos në tokë private, dhe se institucionet shtetërore kishin zbatuar procedurat e rregullta ligjore për dhënien e lejes zhvillimore të projektit dhe lejes për rrethimin e zonës. Ato theksojnë se “fakti që toka është private nuk ia heq shtetit përgjegjësinë për ta mbrojtur zonën.”
“Problemi bëhet edhe më serioz sepse rrethimi i autorizuar nga KKTU-ja, pa një Vlerësim mjedisor, rezulton të jetë shtrirë drejt brezit bregdetar dhe të ketë kufizuar aksesin publik. Bregdeti, plazhi dhe brezi ranor nuk janë vazhdim i pronës private ngjitur dhe nuk mund të tjetërsohen apo të bëhen të paarritshme për publikun”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe nga Rama, organizatat e shoqërisë civile e konsiderojnë konfliktin për pronat në zonën ku parashikohet ndërtimi i resortit si proces të lidhur me projektin e zhvillimit, pasi këto konflikte krijojnë pasiguri thelbësore për investim.
“Një investitor serioz, nëse ka të tillë, siç pretendon Kryeministri, kërkon siguri juridike për titullarin. Një shtet serioz nuk e trajton konfliktin e pronësisë si një pengesë që mund të anashkalohet”, thuhet në deklaratë.
Organizatat i vlerësojnë si të vonuara premtimet e Ramës për përgatitjen e vlerësimeve mjedisore.
“As Kryeministri dhe as KKTU-ja nuk mund ta pranojnë paraprakisht zhvillimin, të japin leje zhvillimore, të autorizojnë rrethimin dhe pastaj t’i kërkojnë shkencës të përcaktojë si do të zbatohet ai”, theksojnë mjedisorët.
Ata theksojnë se ndryshimet ligjore të ligjit për Zonat e Mbrojtura të vitit 2024 e ruajtën emërtimin për zonat e mbrojtura, por e dobësuan mbrojtjen e tyre.
“Fakti është që në vitin 2024 u zgjeruan aktivitetet e lejueshme, u përfshi “turizmi i ekselencës”, u hoq nënzonimi dhe u dobësua mbrojtja e pjesëve më të ndjeshme ekologjikisht. Pra, etiketa mbeti, por rregullat ndryshuan”, thuhet në deklaratë.
Organizatat theksojnë se kryeministri Rama nuk mund të thotë se ndikimet mjedisore do të studiohen premtimet për përgatitjen e vlerësimeve mjedisore dhe njëkohësisht të garantojë se është e pamundur që projekti të prekë lagunën, habitatet apo ekosistemet përreth. Ato shtojnë se zotimet e Ramës janë pa vlerë derisa sa nuk e ka bërë transparent procesin e vendimmarrjes, nuk i ka dëgjuar ekspertët dhe nuk e ka mbrojtur interesin publik.
Së këndejmi, organizatat kërkojnë kthimin mbrapsht të ndryshimeve të ligjit nr. 21/2024, të cilat janë edhe në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit europium për mjedisin.
Organizatat nënshkruese të deklaratës:
- EcoAlbania
- Milieukontakt Shqipëri
- Qendra Burimore e Mjedisit – REC Shqipëri
- Qendra EcoAlbania
- Qendra PSEIDA – ILIRIA
- Qendra Res Publica
- Shoqata e Bujqësisë Organike
- Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë – AOS
- Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrohtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – PPNEA
- CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit
- Active Mobility
- ADAD Malore
- Albanian Ëater Partnership
- All Green Centre
- BIRD
- Build Green Group
- CELIM SHQIPERI
- CERCI
- Changing the Future
- COSV
- Dora Prinderore
- FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës
- Global Care Albania
- Gruaja Intelektuale
- GRUPI VENDOR I VEPRIMIT VJONA
- Guxo
- GVV Moker-gore
- Horizont EU
- INFINIT+
- Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA)
- Klubi Ekologjik Lezhe
- New Bridges
- Nisma për Ndryshim Shoqërosr-ARSIS
- North Green
- Organizata “Shtëpia e Gjelbër”
- Përtej Barrierave
- PTS ( Pertej Te Sotmes)
- Qendra “Durrësi Aktiv”
- Qendra “Levizja Rinore per Demokraci”
- Qendra Agritra-Vizion
- Qendra Burimore e Alternativave te Zhvillimit (DARC)
- Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës
- Qendra FuturAL
- Qendra Kombetare e Levizjes Ambientaliste
- Qendra Media dhe Ceshtjet Shoqerore
- Qendra Netëork Albania
- Qendra Norma
- Qendra per Progres Rinor
- Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”
- Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedsiore (Qendra ACEG)
- QTIL
- Roof Albania
- Rrjeti për Raportimin e K.O.K.SH – Oganized Crime and Corruption and Netëork in Albania/OÇRNA
- SEEP
- SHBB ELIA
- SHERM
- SHGPAZ (Shoqata kombetare e grave profesioniste, afariste dhe zejtare) dega Pogradec
- Shoqata “Edukim Komunitar për të Drejta, Kulturë e Integrim”
- Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz (QSNNN).
- Shoqata AlbNatyra
- Shoqata Alpin
- Shoqata Alpino – Turistike ‘Korça Alpin’
- Shoqata Bordi Rajonal Ambjentalist Shqiptar
- Shoqata KREO
- Shoqata Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit
- Shoqata Mjedis, Ujera, Pyje
- Shoqata MKEZH
- Shoqata Une gruaja
- Shtepia e Gjelber
- Together for Life
- Vajzat dhe Djemtë Scout te Shqiperise
- VIS Albania
- Vizioni Ekologjik, Shkoder
- Vizioni i Gjelber
- Voice of Roma in Albania
- World Vision Albania
- Forumi i Mendimit të Lirë
(r.m.)