Haxhiu e dekoron kolonelin amerikan A. J. Berg për kontributin e tij në Kosovë

Prishtinë, 10 korrik 2026 – Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake Kolonelin amerikan A. J. Berg, për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Koloneli A. J. Berg u dekorua me rastin e përfundimit të mandatit të tij si Atashe i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës së në Kosovë, duke e vlerësuar kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe për angazhimin e tij të palëkundur në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Sot pata kënaqësinë ta dekoroj me Medaljen Presidenciale Ushtarake Kolonelin A. J. Berg, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në përfundim të mandatit të tij si Atashe i Mbrojtjes i ShBA-së në Kosovë, e falënderova për angazhimin e tij të palëkundur në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së, avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve tona”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

May be an image of the Oval Office and text

May be an image of the Oval Office and text

May be an image of one or more people, dais and the Oval Office(r.m.)

Comment

*