SPAK i lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Veliajn

Tiranë, 14 korrik 2026 – Prokurorët e SPAK kanë vendosur, pas 500 ditësh, të lejojnë avokatët ndërkombëtarë ta takojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjendet nën masën e arrestit në burg, raporton Top Channel.

Mësohet se vendimi është marrë para disa ditësh, pavarësisht faktit se nuk ka ndryshuar asnjë nga arsyet për të cilat vetë prokurorët e SPAK-ut i kishin refuzuar disa herë kërkesat e mbrojtjes ndërkombëtare për takim me Veliajn.

Nuk dihet pse SPAK ka ndryshuar mendje pas 500 ditësh dhe ka vendosur të lejojë takimin e avokatëve me Veliajn.

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kishin kërkuar disa herë të takohen me klientin e tyre në burg, sië thuhet, “për të dokumentuar çdo shkelje” në çështjen hetimore ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Sipas mbrojtjes së Veiajt, avikatët ndëkombëtarë kishin thënë se shkeljet e bëra ndaj Veliajt do të dëgoheshin në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

(r.m.)

Comment

*