Andy Burnham e mori detyrën e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Londër, 20 korrik 2026 – Andy Burnham është kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Të hënën në mesditë ai u takua me Mbretin Charles III në Pallatin Bakingam për të marrë miratimin për formimin e qeverisë së re.

Burham u bë kryeministër pas dorëheqjes së Keir Starmerit, i cili u largua nga zyra e kryeministrit të hënën në mëngjes.

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Burhnam u zotua se këtë javë do të vendosë masa të reja lidhur me koston e jetesës dhe më vonë gjatë këtij viti do të paraqesë një plan dhjetëvjeçar.

“Britania ka nevojë t’i tregojë botës se mund ta rimarrë stabilitetin në duar të saj”, tha Burnham gjatë fjalimit para zyrës së kryeministrit, që njihet si 10 Downing Street.

“Nuk kemi qenë mjaftueshëm të mirë dhe duhet të bëhemi më të mirë”.

Ai u premtoi britanikëve se Qeveria do të ndërmarrë masa për të luftuar koston e lartë të jetesës.

“Do t’i ndihmojmë të rinjtë që të bëhen pjesë e forcës së punës duke ndryshuar sistemin e arsimit dhe duke u ofruar më shumë mbështetje, më shumë mbështetje të shëndetit mendor dhe duke ndërtuar shtëpi të reja”.

“Kjo është mënyra e mirë dhe e qëndrueshme për projektligjin e mirëqenies, për të përmbushur rregullat tona fiskale dhe për të respektuar angazhimet tona për mbrojtjen ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë”, tha ai.

Ndër sfidat kryesore  të Burnhamit janë problemet ekonomike, kostot e larta të kredive qeveritare, kosto e lartë e jetesës dhe problem i migrantëve. Çmimet e larta të energjisë elektrike për shkak të luftës në Lindjen e Mesme pritet të jenë sfidë tjetër për Qeverinë e tij.

(r.m.)

Comment

*