New Jersey, 19 korrik 2026 – Spanja e fitoi titullin e kampionit të botës në futboll.
Të dielën mbrëma, në New Jersey, në ndeshjen finale të Kampionatit Botëror të Futbollit, Spanja e mundi kampionen e derisotme, Argjentinë, 1 me 0.
Spanjollët dominuan bindshëm në fushë gjatë gjithë ndeshjes. “Furia e kuqe” krijoi shumë raste për gol, por e konkretizoi asnjë gjatë 90 minutave. Në kohën e rregullt Spanja i kishte plot 15 goditje drejt portës së Argjentinës, por asnjëta prej tyre nuk përfundoi në rrjetë.
Por, për fitore u desh të zhvilloheshin edhe 30 minuta shtesë. Golin e fitores e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të, minutën e parë të vazhdimit të dytë. Pas një krosimi në zonë nga ana e djathtë, Nico Ëilliams e ktheu topin drejt qendrës para portës te Torres që goditi saktë.
Ndërkaq, Argjentina nuk e pati asnjë goditje drejt portës gjatë 90 minutave. Por, situata nuk ndryshoi as në vazhdime, madje as pas avantazhit të Spanjës, kur mezi gjuajti dy herë drejt portës së portierit spanjol.
Spanja dominoi sidomos në mesfushë, ku i ndërpreu të gjitha aksionet e Argjentinës dhe nisi aksionet e saj sulmuese. Mesi, lojtari që konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ishte i pafuqishëm të bënte më shumë i vetëm, sepse bashkëlojtarët e tij ishin larg të qenit në nivel të pritjeve të tifozëve argjentinas. Për më keq, ekipi argjentinas u gjend në pozitë edhe më të vështirë në pjesët shtesë, pasi Enzo Fernandez u ndëshkua me karton të kuq. Me një lojtar më pak në fushë, Argjentina e kishte të pamundur ta përballonte Spanjën.
Ky është titulli i dytë i kampionait të botës për Spanjën. Titullin e parë e kishte fituar në vitin 2010, në kampionatin e zhvilluar në Afrikë të Jugut.
Para kampionatit, Spanja ishte vlerësuar, por nuk ishte konsideruar si një prej pretendenteve kryesore për kampione. Por, ajo shkëlqeu si në fazën e grupeve ashtu edhe në fazën e eleminimeve. Në grup i fitoi të gjitha ndeshjet, përveç barazimit me Kepin e Gjelbërt, ndërsa në fazën e eleminimeve i eleminoi Austrinë, Belgjikën dhe Francën, e cila konsiderohej si favorite kryesore.
Tre lojtarë të Spanjës u shpallën më të mirët në kategori të ndryshme. Mesfushori Rodri, i cili e udhëhoqi ekipin drejt kupolës, u shpall lojtari më i mirë i kampionatit. Portieri Unai Simon, I cili e mori vetëm një gol gjatë gjitë kampionatit, u shpall portiere më i mirë. Qendërmbrojtësi 10 vjeçar Kubarsi u shpall lojtari i ri më i mirë.
Edhe trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente, u shpall trajneri më i mirë i kampionatit.
Si përfundim, World Cup 2026, në të cilin morën pjesë 48 ekipe, u vlerësua si njëri ndë kampionatet më të suksesshme. Në këtë kampionat nuk u panë dallime të mëdha në cilësi midis vendeve që konsideroheshin “favorite” dhe vendeve që cilësoheshin “outsajdere”. Madje pati edhe rezultate të papritura. Gjermania e Brazili u eleminuan herët, ndërsa Franca dhe Anglia, të cilat kuotoheshin më së larti, u eleminuan në gjysmëfinale.
Federata Botësore e Futbollit, FIFA, e vlerësoi larg organizimin e kampionatit nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika. E vlerësoi si vlerë të shtuar shtimin e numrit të ekipeve në fazën finale. Dhe paralajmëroi se në kampionatin e ardhshëm do të shtohet numri i ekipeve që do të garojnë për titullin World Champion 2030.
(r.m.)