Një gjykatës amerikan cakton datën e gjykimit të Maduros

Nju Jork, 23 korrik 2026 – Të mërkurën, një gjykatës amerikan caktoi datën e gjykimit të ish-presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe të gruas së tij, Cilia Flores, në Nju Jork, ku do të përballen me akuza për trafik droge.

Gjyqtari Alvin Hellerstein ka caktuar 1 qershorin 2027 si datë për gjykimin e Maduros dhe gruas së tij, pas një kërkese të përbashkët nga prokuroria dhe mbrojtja.

Prokurorët amerikanë e kanë akuzuar Maduron se  ka përdorur fuqinë e shtetit venezuelian  për të mbrojtur dhe lehtësuar trafikun e paligjshëm të drogës. Ai gjithashtu akuzohet se ka formuar aleanca me kartelet për të kontrabanduar tonelata kokainë në Shtetet e Bashkuara.

Nëse shpallen fajtorë, Maduro dhe Flores rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Çifti ndodhet në paraburgim që nga fillimi i janarit, kur forcat amerikane hynë në Venezuelë dhe i arrestuan në shtëpinë e tyre në Karakas.

Maduro e mohon fajësisë, Ai e përshkruan veten si “rob lufte”, ndërsa arrestimin e tij e quan “rrëmbim”.

Gjyqtari Hellerstein e ka caktuar edhe një seancë tjetër më 17 nëntor, për të shqyrtuar parashtresat e mbrojtjes, përfshirë çështjen e ligjshmërisë së mënyrës se si Maduro dhe Flores u kapën dhe u sollën në Shtetet e Bashkuara.

“Të gjitha palët bien dakord se ky është një afat kohor realist. Ne nuk parashikojmë asnjë vonesë, por natyrisht, nëse lind ndonjë rrethanë e paparashikuar, do t’ju njoftojmë”, i tha gjyqtarit avokati i Maduros, Barry Pollack.

Pollack tha se ekipi i tij ka për qëllim të sfidojë aktakuzën në bazë të imunitetit sovran, duke shtuar se, nëse do të ketë sukses, Maduro nuk do të ishte i detyruar të gjykohej.

Maduro dhe Flores morën pjesë në seancën 15-minutëshe veçmas nga tavolina e mbrojtjes, të rrethuar nga avokatët e tyre. Por, ata nuk folën gjatë procedurës.

(r.m.)

Comment

*