Berlin, 26 korrik 2026 – Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, njoftoi se një person ka vdekur dhe të tjerë janë lënduar në sulmin me automjet ndaj pjesëmarrësve në Paradën e Krenarisë në Berlin, të shtunën në mbrëmje.
Dobrint tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 22:00 në zonën e Tiergarten, ndërsa autori dyshuar i sulmit, Abdul B., 21-vjeçar, me prejardhje libaneze, është vënë në kërkim të policisë. Por, ai tregoi se hetuesit po hetojnë nëse në sulm kanë marrë pjesë më shumë veta.
Ai tha se i dyshuari e ka përdorur një automjet për të hyrë në turmë dhe pastaj i ka sulmuar kalimtarët me “thikë apo me hanxhar”.
Policia i ka paralajmëruar qytetarët që të ruhen nga i dyshuari, pasi ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. Në paralajmërimin e policisë në platformën X I dyshuari përshkruhet si një i ri vital, i gjatë rreth 1.90 metra ka flokë të zeza.
Sipas informacioneve të policisë, Abdul B. është i njohur për organet e rendit për shkak të lidhjeve të tij me organizatën terroriste “Shteti Islamik” (IS). Raportohet se ndaj tij janë zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Përgatitje e një vepre terroriste”. Besohet se ai e ka kryer sulmin me dashje, me qëllim që të vrasë pjesëmarrës të Paradës së Krernarisë
Kancelari gjerman Friedrich Merz e dënoi sulmin, të cilin e cilësoi sulm ndaj shoqërisë gjermane.
“Qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota po festonin në mënyrë paqësore në Ditën e Rrugës Christopher. Ata donin që ne të sillemi me njëri-tjetrin me mirësi dhe tolerancë. Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë”, shkroi Merz në plaformën X.
Edhe Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e cilësoi aktin si sulm ndaj shoqërisë së hapur dhe bashkëjetesës në Gjermani.
“Kjo vepër është sulm ndaj shoqërisë sonë të hapur, ndaj mënyrës sonë të jetesës dhe bashkëjetesës”, theksoi Steinmeier.
(r.m.)