Prishtinë, 28 korrik 2026 – Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali amerikan George M. Wikoff, bisedoi të martën në Prishtinë me autoritetet e Kosovës pët situatën e sigurisë në Kosovë e në rajon si edhe për rëndësinë e pranisë së NATO-s në Kosovë
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovësm Albulena Haxhiu, bëri të ditur se me adminiralin Wikoff ka biseduar edhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me misionin e NATO-s në Kosovë.
“Biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu eka bërë të ditur se Admiralin Wikoff e ka falënderuar për angazhimin e tij për paqen e sigurinë në Kosovë dhe e ka vlerësuar rolin e KFOR-it për paqen e sigurinë dhe për sigurimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, ka theksuar ajo.
Haxhiu ka theksuar se Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit.

Edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka falënderuar admiralin Wikoff për përkushtimin e NATO-s për sigurimin e mjedisit të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha komunitetet, si edhe për kontributin e vazhdueshëm për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Zyra e Kurtit njoftoi se në takim është diskutuae edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, si edhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij.

Në takimet e Admiralit Wikoff me ushtruesn e detyrës së presidentes së Kosovës dhe kryeministrit në detyrë ishte I pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş.
(r.m.)