Në prag të seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu i thërret në takim kryetarët e partive

Prishtinë, 28 korrik 2026 – Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, ka ftuar në një mbledhje të përbashkët kryetarët e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend.

Mbledhje është ftuar për të premten, më 31 korrik, për të diskutuar për përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit.

Seanca konstituive e legjislaturës së XI të Kuvendit të Kosovës është ftuar për 6 gusht.

Në rendin e ditës pritet të jetë formimi i komisionit të përkoshëm për verifikimin e mandateve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe zgjedhja e nënkryetarëve.

Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit pritet të zgjiidhen pa probleme, me që Lëvizja Vetëvendosje dhe paartitë me të cilat ka qeverisur në mandatin e kaluar i kanë votat e mjaftueshme. Pa probleme pritet të bëhet edhe formimi i qeverisë së re, për ka nevojiten 61 vota.

Por, procesi i formimit të institucioneve të reja varet nga zgjedhja e presidentit të ri të vendit. Në zgjedhjen e kreut të shtetit duhet të marrin pjesë së paku dy të tretat e deputetëve, pra 80 sish, prandaj në votim duhet të marrin pjesë edhe së paku 18 deputetë të partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

Tash për tash nuk ka ndonjë marrëveshje për zgjidhjen e ngërçit të procesit të formimit të institucioneve të qëndrueshme e funksionale. Në qoftë se nuk ndodh kjo, Kosova do të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme.

(r.m.)

Comment

*