Prishtinë, 1 gusht 2026 – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vizituar sot lokacionin ku po bwhen gwrmime pwr njw varrezw masive tw mundshme në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut.
Dyshohet se mw 19 prill tw vitit 1999, nw kwtw lokacion, forcat serbw i kanw vrarw e groposur 23 civilw shqiptarw nga Mitrovica, tw cilwt ishin nisur nw drejtim tw Malit tw Zi.
Kurti ka deklaruar se gërmimet nw kwtw lokacion mund të zgjasin edhe me muaj, pasi eshtrat e gjetura deri tashti ishin të shpërndara buzë një përroi.
“Gërmimet do ë vazhdojnë edhe shumë javë, ndoshta edhe shumë muaj, sepse eshtrat janë të shpërndara dhe ndodhen buzë një pwrroi, i cili në stinën e pranverës bwhet një përrua i fuqishëm”, ka deklaruar Kurti.
“Është dhimbje, pikëllim e mundim të shohësh se si 27 vjet pas përfundimit të luftës, e vërteta që u përpoqën ta heshtin e zhdukin, bërtet dhe sa ishim ne aty u zbuluan edhe disa kocka të reja meqenëse gërmimet po vazhdojnë”, ka thënë Kurti.
Ai e ka vlwerwsuar punwn e ekspertëve yw forenzinkës dhe antropologëve tw Institutit tw Mjekwsisw Ligjore tw Kosovws dhe përfaqësuesit e EULEX-it dhe ka premtuar mbështetjen e plotë të qeverisë së Kosovës.
“E kanë mbështetjen e plotë të qeverisë, të shtetit, në mënyrë që ankthi, vuajta e familjeve të cilët ende i kanë më të dashurit e tyre të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë të marrw fund edhe për këto familje, për të cilat ende nuk ka përfunduar lufta dhe më në fund të munden që në paqe dhe të qetë të kenë varre të dinjitetshme për ata që u vranë në pranverën e 1999 vetëm për shkak të identitetit të tyre kombëtar shqiptar”, ka thwnw ai.
Kurti ka thwnw se duhet të priten rezultatet e analizave tw ADN-së pwr tw bwrw identifikimin e mbetjeve mortore, por ka shtuar se, me shumë gjasë, bëhet fjalë për grupin e 23 intelektualwve shqiptarë nga Mitrovica.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, ka deklaruar se gërmimet që po zhvillohen në Zubin Potok janë pjesë e një procesi të ndjeshëm hetimor për kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës dhe ka kërkuar nga mediat të shmangin raportimet e pakonfirmuara nga institucionet kompetente.
“Ju lusim për mirëkuptim dhe për shmangje të çfarëdo raportimi të pakonfirmuar nga institucionet kompetente. Ende është herët të flitet në këtë fazë me numra, pra duhet të presim të gjitha verifikimet dhe analizat e nevojshme për të ardhur deri te një rezultat i tillë. Në momentin që do të kemi të drejtë pra nga aspekti ligjor të japim informacione, publiku, ju mediat do të keni qasje që të keni informacione në gjithë procesin hetimor. Por deri në këtë fazë kërkojmë mirëkuptim, pra me qëllimin krejt kjo që të mbrohet integriteti i procesit hetimor, të presim një rezultat, gjithashtu edhe në nderim të dinjitetit të viktimave dhe familjarëve të tyre”, ka thënë ajo.



(r.m.)