Haradinaj: Është në nderin e Kuvendit t’ia vazhdojë mandatin presidentit Thaçi

Prishtinë, 22 gusht 2026 – Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka sugjeruar që president i Kosovës të zgjidhet ish-presidenti, Hashim Thaçi, të cilit i është ndërprerë mandati presidencial me ndërhyrjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Haradinaj e ka cilësuar su “nder” për Kuvendin e Kuvendit që Thaçin ta zgjedhë përsëri president të vendit.

“Është në nderin e kësaj legjislature, por edhe çdo legjislature, që t’ia vazhdojë mandatin presidentit Thaçi. Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij është nderin tonë si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie politike, por për shkak të një kundërpërgjigje armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin”, ka deklaruar Haradinaj.

Por, ai ka shtuar se ka edhe opsione të tjera për zhbllokimin e procesit të formimit të institucioneve të Kosovës.

“Ka edhe iks opsione të tjera mos me mbajtë peng Kosovën”, ka shtuar ai.

Haradinaj e ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se po e shkel Kushtetutën e vendit me zhagitjen e procesit të konsituimit të Kuvendit. Ai e ka cilësuar si “alibi” pretekstin se vazhdimi i seancës pa një marrëveshje politike mund të shkaktojë tensione dhe dhunë në Kuvend.

“Ai e ka instaluar veten mbi Kushtetutën, mbi institucionet, mbi çdo obligim kushtetues e ligjor. Mosthirrja e seancës me arsyetimin se nëse s’ka marrëveshje ndodh dhunë në seancë është vetëm alibi. Dhuna ka ndodhur, gjuajtja me vezë për Kurtin, jo pse e ka thirrë seancën por pse nuk po kandidon kryetarin e Kuvendit që është detyrë e tij”, ka thënë Haradinaj.

Gjykata Speciale ka p[aralajmëruar se akgjykimi për rastin “Thaçi dhe të tjerë” do të shpallet më 16 shtator.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit. Në fjalët e tyre përfundimtare, të gjithë i kanë mohuar veprat për të cilat akuzohen nga Prokuria e Specializuar.

(r.m.)

Comment

*