Prof. Dr Bekim Sejdiu propozohet për President të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 31 gusht 2026 – Prof. Dr Bekim Sejdiu është përzgjedhur kandidat i përbashkët i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për President të Republikës së Kosovës.

Kandidatura e tij u miratua sot, në takimin e Kryetaritt ë LVV-së, Albin Kurti, dhe Kryetaritt ë LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së deklaroi se emri i Sejdiut është përzgjedhur në mesin e emrave të personalitetesh të shquara që kanë mbështetje të madhe në Kosovë.

“Kemi pasur takime të gjata, me diskutime të vazhdueshme dhe mjaft intensive. Të dyja palët kemi qenë të përkushtuar që të përcaktohemi për një emër konsensual për Presidentin e Republikës së Kosovës. Gjatë diskutimeve janë përmendur shumë emra personalitetesh të shquara që kanë mbështetje edhe në popull, edhe në shumë vende të Kosovës, që kanë dhënë kontribut profesional dhe kombëtar në shoqërinë tonë dhe që kanë vlera demokratike e shtetërore. Nga të gjithë emrat që janë propozuar e shqyrtuar, në mesin e të cilëve të gjithë ishin individë të dalluar, gjatë diskutimeve të përbashkëta jemi dakorduar për një emër dhe ai është Profesor Doktor Bekim Sejdiu.Karriera e Profesor Doktor Sejdiut është e shquar dhe e pasur, me përvojë të ndryshme e pozita të rëndësishme“, tha Abdixhiku.

Prof. Dr Bekim Sejdiu është profesionist në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

(r.m.)

Comment

*