Aktivistë dhe intelektualë shqiptaro-amerikanë bëjnë thirrje për mbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiun për President të Kosovës

Nju Jork, 31 gusht 2026 – Një grup prej 28 aktivistësh dhe intelektualësh shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.

Në një letër drejtuar liderëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nënshkruesit e saj u kanë bërë thirrje të gjitha partive politike parlamentare që ta mbështesin kandidaturën e Dr. Bekim Sejdiut.

“Për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese për atdheun tonë, ne me shumë respekt i u bëjmë thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të bashkohen dhe ta mbështesin kandidaturën e Dr. Bekim Sejdiut për President të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Grupi i veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptaro-amerikanë e ka vlerësuar lart shërbimin e Sejdiut si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork dhe rolin e tij në lidhjen e diasporës shqiptare në SHBA me Kosovën.

“Ne kemi pasur kënaqësinë e madhe të bashkëpunojmë me Dr. Sejdiun kur ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm në Nju Jork. Dr. Sejdiu ka luajtur rol të rëndësishëm në lidhjen e diasporës shqiptare në SHBA me Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Nënshkruesit e letrës kanë vlerësuar se sot Kosova “ka nevojë për një President të Shtetit që gëzon respekt të thellë institucional dhe që ka një dosje të dëshmuar në shërbimin publik” dhe kanë theksuar se Bekim Sejdiu i ka cilësitë që e bëjënë atë kandidat jashtëzakonisht të kualifikuar për përfaqësimin e Kosovës në skenën globale..

“Përvoja e çmueshme ligjore dhe diplomatike e Dr. Sejdiut e bëjnë atë kandidat jashtëzakonisht të kualifikuar për përfaqësimin me dinjitet të shtetit në skenën globale”, thuhet në letrën e 28 aktivistëve dhe intelektualëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.

Letra e plotë:

Të nderuar udhëheqës politikë dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Po ju shkruajmë për të shprehur mbështetjen tonë të përbashkët për zgjedhjen e Dr. Bekim Sejdiut President të ardhshëm i Republikës së Kosovës.

Ne e kemi ndjekur nga afër procesin e nominimit të kandidatit për President të Kosovës dhe me respekt i kërkojmë Kuvendit që Dr. Bekim Sejdiun ta zgjedhë në këtë pozitë. Dr. Sejdiu, si ish-diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, e ka përvojë të pasur dhe integritetin e nevojshëm për të bashkuar vendin dhe për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Ne kemi pasur kënaqësinë e madhe të bashkë punojmë me Dr. Sejdiun kur ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm në Nju Jork. Dr. Sejdiu ka luajtur rol të rëndësishëm në lidhjen e diasporës shqiptare në SHBA me Kosovën. Ne kemi punuar pa u lodhur në organizimin e ngjarjeve kulturore, në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe në lobimin për Kosovën në qarqet më të larta politike në Nju Jork dhe në Uashington D.C.

Në këtë kohë kritike, Kosova ka nevojë për një President të Shtetit që gëzon respekt të thellë institucional dhe që ka një dosje të dëshmuar në shërbimin publik.

Përvoja e çmueshme ligjore dhe diplomatike e Dr. Sejdiut e bëjnë atë kandidat jashtëzakonisht të kualifikuar për përfaqësimin me dinjitet të shtetit në skenën globale.

Për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese për atdheun tonë, ne me shumë respekt i u bëjmë thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të bashkohen dhe ta mbështesin kandidaturën e Dr. Bekim Sejdiut për President të Kosovës.

Me solidaritet,

Elio Ahmetaj

Harry Bajraktari

Vehbi Bajrami

Ekrem Bardha

Ramazan Bekteshi

Ilmi Berisha

Cafo Boga

Musa Dakaj

Gjevalin Gegaj

Mark Gjonaj

Adrian Grajcevci

Ramazan Hajdini

Joe Haliti

Agim Ismaili

Iljaz Kadriu

Richard Lukaj

Besim Malota

Halil Mula

Gino Mulliqi

Adrian Neritan

Bruno Selimaj

Gani Shehu

Beqir Sina

Ismet Smajli

Doc Vraniqi

Martin Vulaj

Shpresa Xhakli

Jim Xhema

(r.m.)

Comment

*