Prishtinë, 8 shtator 2026 – Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, u dënua më 8 shtator me një vit me burgim, me kusht që brenda një viti nuk kryen ndonjë vepër penale, për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Më 2 shtator, Sveçla u shpall fajtor se për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 21 mars të vitit 2018, kur ishte ratifikuar marrëveshja e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Paraprakisht, prokurori Valdrin Krasniqi propozoi dënim me dy vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë, por gjykata vendosi për dënim me një vit burgim, me kusht.
Sipas aktakuzës, më 21 mars 2018, Sveçla ka hedhur gaz lotsjellës në sallën plenare të Kuvendit, gjatë një seance të jashtëzakonshme. Ai e ka aktivizuar bombolën e gazit dhe e ka hedhur brenda sallës disa herë, pa paralajmërim, duke mos u dhënë personave të pranishëm mundësi për t’u larguar.
Para pak ditësh, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, është liruar nga akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në gusht të vitit 2016.
Deputetë të Kuvenditt ë Kosovës e kanë përdorue gazin lotsjellës si mjet për kundërshtimin e vendimeve për çështje me interes shtetëror. Më 2015, ata e deputetët e Lëvizjes Vetëvedndosje e kundërshtonin marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë. Atyre iu bashkuan edge deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate në kundërshtimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
(r.m.)