Nga Avokati Kiearn Both

Nëse keni qenë viktimë e një krimi, ose nëse dyshoni se jeni viktimë, ju lutemi kontaktoni Departamentin e Policisë së Nju Jorkut (NYPD). Punonjësit e policisë nuk pyesin për statusin e emigracionit të viktimave të krimit, dëshmitarëve ose personave të tjerë që kërkojnë ndihmë. Në rast urgjence, telefononi 911. Për raste jo urgjente, telefononi 311 dhe kërkoni të lidheni me komisariatin tuaj lokal.
Ndihmë juridike falas për çështjet e emigracionit është në dispozicion për emigrantët e Nju Jorkut, përfshirë viktimat e krimit. Ju rekomandojmë të flisni me një avokat emigracioni për të parë nëse mund të kualifikoheni për forma të caktuara të lehtësimit në çështjet e emigracionit që ofrohen për viktimat e krimit. Telefononi linjën telefonike të MOIA-s për Mbështetjen Ligjore në Çështjet e Emigracionit në numrin 800-354-0365 për ndihmë juridike falas dhe të sigurt në çështjet e emigracionit.
Gjithashtu mund të kërkoni të flisni me një avokat të Programit të Asistencës për Viktimat e Krimit (Crime Victim Assistance Program – CVAP) në çdo komisariat policie. Mund të merrni ndihmë. Shumë agjensi të qytetit të Nju Jorkut ofrojnë shërbime falas për njujorkezët në nevojë, përfshirë strehim emergjent, këshillim, kujdes shëndetësor, kujdes për fëmijët dhe shërbime të tjera për familjet. Telefononi 311 për të mësuar më shumë rreth këtyre shërbimeve. Në rast urgjence, telefononi 911.
Viktimat e çdo lloj krimi, përfshirë dhunën në familje ose dhunën me bazë gjinore, mund të telefonojnë Linjën HOPE të Nju Jorkut, në dispozicion 24 orë në ditë, në numrin 1-800-621-HOPE (4673), për planifikim të menjëhershëm të sigurisë, ndihmë për strehim dhe burime të tjera – 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. TTY: 1-866-604-5350. Ju gjithashtu mund të bisedoni online me një këshilltar në on.nyc.gov/hotlinechat.
Për raste jo-urgjente, telefononi 311 dhe kërkoni të lidheni me komisariatin tuaj lokal. Ju gjithashtu mund të vizitoni cilindo nga Qendrat e Drejtësisë Familjare të qytetit të Nju Jorkut (Family Justice Centers) për të marrë ndihmë falas dhe konfidenciale, duke përfshirë planifikimin e sigurisë, këshillimin, si dhe shërbime të drejtësisë penale, shërbime juridike civile dhe shërbime sociale – të gjitha në një vend. Vizitoni nyc.gov/fjc për të mësuar më shumë.
Mësoni se ku mund të gjeni mbështetje nëse keni qenë viktimë e një krimi të urrejtjes në NYC.gov/stophate.
Mund të informoheni për mundësitë tuaja në fushën e emigracionit. Disa viktima emigrante të krimeve të caktuara të rënda, si dhuna në familje, sulmet seksuale dhe trafikimi i qenieve njerëzore, mund të kenë mundësi të marrin viza të posaçme, të njohura si vizat U dhe T.
Viza U (për viktimat e krimeve të rënda) dhe viza T (për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore) ofrojnë mbrojtje për viktimat që ndihmojnë organet e zbatimit të ligjit në zbulimin, hetimin ose ndjekjen penale të këtyre krimeve.
Keni nevojë për ndihmë juridike në çështjet e emigracionit? Telefononi linjën e MOIA-s për Mbështetjen Ligjore në Çështjet e Emigracionit në numrin 800-354-0365.
Vizat U dhe T mund të:
– Ofrojnë status të përkohshëm dhe të rinovueshëm emigracioni;
– Lejojnë aplikimin për leje pune;
– Lejojnë aplikimin për status të përkohshëm për disa anëtarë të familjes;
– Lejojnë mbajtësit e vizave U/T dhe disa anëtarë të familjes së tyre të aplikojnë për kartën e Rezidentit të Përhershëm (e njohur zakonisht si “Green Card”);
– Mundësojnë kualifikimin për Ndihmë në Para (Cash Assistance), Medicaid dhe përfitime të tjera të ndryshme publike në shtetin e Nju Jorkut.
Merrni ndihmë juridike në çështjet e emigracionit të financuar nga qyteti për të mësuar nëse kualifikoheni për një vizë U ose T, ose për ndonjë përfitim tjetër në fushën e emigracionit. Për më shumë informacion, vizitoni nyc.gov/immigrants dhe kërkoni “Crime Victims”.
Ky artikull ofrohet si shërbim publik për komunitetin shqiptar që jeton në qytetin e Nju Jorkut. Informacioni nuk është i disponueshëm në faqen e internetit të qytetit të Nju Jorkut në gjuhën shqipe.
Çdo rast paraqet fakte dhe rrethane unike, dhe ky artikull vlen thjesht si udhëzues i përgjithshëm. Ky artikull nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është: info@bothlaw.com