Hagë, 19 shtator 2026 – Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të Kosovës në Hagë ka thënë se mandati i saj do të zgjasë derisa të përfundojnë hetimet dhe të gjitha procedurat që rrjedhin prej tyre.
“Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, ka deklaruar Bennett për Radion Evropa e Lirë.
Bennett ka thënë se ZPS nuk komenton për hetimet që ka zhvilluar apo vazhdon të zhvillojë dhe as hollësitë e ndonjë hetimi.
Bennett është pyetur për mandatin e ZPS-së pas kërkesës në rritje që Kuvendi i Kosovës ta shfuqizojë ose ta ndryshpojë Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovësn ë Hagë. Kjo kërkesë është bërë nga protesta gjithëpopullore kundër aktghykimit dënues të shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Hashim Thaçt, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 81 vjet burgim për krime lufte.
Subjektet politike, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe opinioni i gjerë në Kosovë shprehur indinjatë ndaj Gjykatës Speciale. Në raagimet publike dhe në protestat kundër akgjykimit dënues u theksua se me këtë aktgjykim hidhet baltë mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.
(r.m.)