Nju Jork, 23 shtator 2026 – Qindra shqiptarë kanë ptrotestuar të martën para selisë së OKB-së në Nju Jork kundër vaktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Në protestuesit që mbanin në duar – “Drejtësi, jo politikë”, “Ku janë kriminelët që masakruan 147 civilë në Izbicë”, “Lironi heronjtë tanë”, “Heronj të luftës e të paqes” dhe të tjera – ata kërkonin liri për Hashmim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.
Që nga data 16 shtator, në Kosovë vazhdojnë të mbahen përditë protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatëas Speciale ndaj ish-krerëve të UCK-së.
Protesta kundër këtij aktgjykimi që konsiderohet edhe si njollosje të luftës çlirimtare të Kosovës janë mbajtur edhe në kryeqytetet e disa shteteve evropiane si edhe në Amerikë dhe në Kanada.
Partia Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Kuvend një projektligj për ndryshime e plotësime të Ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë. Aleanca ka thënë se do të mbështesë këtë nismë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se këtë nismë do ta shqyrtojë në mënyrë të detajuar pasi Gjykata Kushtetuese të vendosë për kërkesën e PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së konstituimit e Kuvendit të Kosovës.
Gjykara Speciale i shpalli Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin fajtorë për krime lufte. Thaçi e Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18, kurse Selimi me 13.
(r.m.)