Wesley Clark: Jam krenar që isha pjesë e historisë së Kosovës

Prishtinë, 28 shtator 2026 – Gjenerali amerikan në pension Wesley Clark, ish-Komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropë, tha se është krenar që ka ka qenë pjesë e historisë së çlirimit të Kosovës, në vitin 1999.

Gjenerali Clark i bëri këto komente në Mbrëmjen e Madhe vjetore të Këshillit për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Council – AARC), duke e pranuar mirënjohjen “Kalorësi i Skënderbeut.

Kryetari i Këshillit, Martin Vulaj, tha se ky çmim është mirënjohje e të gjithë shqiptarëve për kontributin e Gjeneralit Clark për çlirimin e Kosovës.

“Gjeneral Clark, në emër të të pranishmëve në këtë sallë, dhe i siguritë se po flas edhe në emër të të gjithëve në Kosovë, dëshiroj t’ju them: Faleminderit”, tha Vulaj.

Wesley Clark duke e pranuar dekoratën “Kalorësi i Skënderbeut”, akorduar nga AARC

Gjeneralit Clark, pasi e pranoi Përkrenaren e Skënderbeut, e cila iu dorëzua nga miku i tij, Vehbi Bajrami, anëtar i Bordit Drejtues të AARC, tha se meritat për çlirimin e Kosovës i takojnë popullit të Kosovës. Ai tha se ka qenë rezistenca e kosovarëve ajo që ka çuar në ndërhyrjen e Shteteve të Abashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj për ndërprerjen e fushatës së shtetit serb për pastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët.

“Ka pasur shumë njerëz që i kanë rezistuar Sllobodan Millosheviqit dhe kanë shërbyer në Ballkan gjatë periudhës së pastrimit etnik. Por, ishte guximi juaj, vendosmëria juaj, ajo që ka bërë të mundur të ndodhin të gjitha ato ngjarje që kanë ndodhur në vitin 1999. Jo i imi, por i juaji”, tha Clark.

“Dhe, ajo që duhet të mbani mend është ndjenja e unitetit, ndjenja e guximit dhe ndjenja e vendosmërisë që e sollën këtë ndryshim në Ballkan”, theksoi ai.

Wesley Clark duke folur në Mbrëmjen e Madhe vjetore të AARC, Nju Jork

Gjenerali Clark e rrëfeu një ngjarje të vitit 2019, e cila shpreh pritjert dhe besimin që kishin shqiptarët në Kosovë në Aleancën Veri-Atlantike.

“Në vitin 2019, nga ambasadorja e Kosovës në Uashington më kishte arritur një ftesë për një darkë të shtruar në Uashington DC për ndertimin. Ishte 10 vjetori i fillimit të bombardimeve, më 24 mars 1999. Stafi im më tha: ‘Ka një ftesë për shënimin e fillimit të bombardimeve’. Më thanë: ‘Fillimin e bombardimeve?! Kjo është shumë e çuditshme. Tingëllon sikur po të ftojnë në fillimin e një luft’. E thirrja ambasadoren Vlora Çitaku dhe i thashë: ‘Vlora, përse po e bëni këtë më 24 mars, në vend që ta bëni më 8 ose më 10 qershor, kur gjithçka kishte mbaruar?’. Ajo më tha: ‘Sepse kur e kam dëgjuar zhurmën e avionëve të NATO-s, e kam kuptuar se do të shpëtonim’. Kështu ka ndodhur”, rrëfeu Clark.

Gjenerali Clark tregoi se kishte qenë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ai që e kishte ngarkuar të kujdesej për Kosovën.

“Në verën e vitit 1998, Bill Clinton më thirri dhe më tha: ‘Ti do të kujdesesh për Kosovën’ dhe unë i thashë: ‘Po, zoti President, do ta bëj’. Kështu ka ndodhur”, tha ai.

Clark tha se është krenar që ka qenë në mesin e personaliteteve më të rëndësishme amwerikane që janë bërë pjesë e historisë Kosovës, të cilën ai e quajti “mrekulli”.

“Madeleine Albright ishte inspirimi. Ishin Bill Klinton dhe Tony Blair që i bashkuan forcat dhe e morën përsipër udhëheqjen e NATO-s. Unë isha krenar që po bëhesha pjesë e kësaj historie dhe jashtëzakonisht i lumtur që Millosheviqi u dorëzua, që forcat serbe u larguan nga Kosova dhe që një million e gjysmë kosovarë u kthyen përsëri në Kosovë. Kjo ishte një histori e mrekullueshme”, tha ai.

“Por, historia fillon me guximin tuaj, me vendosmërinë dhe besimin tuaj në qytetarinë tuaj, me gjuhën dhe kulturën tuaj, me familjet tuaja”, ritheksoi ai.

Gjenerali Clark u shpreh i lumtur për mirënjohjen e Këshillit për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane. Ai i falënderoi posaçërisht Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit, Martin Vulaj, Kryetarin e Bordit Drejtues, Elio Rusi, dhe anëtarin e Bordit Drejtues, Vehbi Bajrami, duke i cilësuar si miq shumë të dashur.

Bruno Selimaj, i demokruar me çmimin ‘Nëna Terezë’ nga AARC

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane e nderoi edhe veprimtarin e devotshëm e filantropin e njohur shqiptar në Amerikë, Bruno Selimaj. Atij iu dorëzua çmimi “Nëna Terezë” që u jepet personave që kanë dhënë kontribute të veçanta për kauza nacionale.

Këtë ngjarje elitare, e cila bashkoi përfaqësues të organizatave e shoqërive shqiptare në Shtetet e Bashkuara e përshëndetën edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, etj.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, të cilët e vlerësuan punën dhe kontributin e palodhur të komunitetit shqiptar në SHBA për progresin dhe mirëqenien e shqiptarëve kudo në hapësirën e tyre gjeografike.

VIDEO

(r.m.)

Comment

*