Beqir SINA – New York
ABC7 New York video : https://youtu.be/G4DHtQuNWJQ?
Sipas raportimit të ABC7 New York, (New Tonight) shqiptari Aleksander (Alex) Nilaj, themelues dhe president i Albanian American Open Hand Association (Open Hand Food Pantry) në Lydig Avenue të Pelham Parkway në Bronx, u ndalua nga ICE më 13 tetor 2026 gjatë një seance në gjykatën e imigracionit në 26 Federal Plaza.
Ai mbahet aktualisht në qendrën e paraburgimit Delaney Hall në New Jersey.
Nilaj ka themeluar organizatën në vitin 2012. Ajo nisi me shpërndarje të pakove ushqimore dhe materialesh shkollore dhe u zgjerua ndjeshëm pas pandemisë.
Sot ajo u shërben 7.000 deri në 8.000 personave në muaj me produkte të freskëta dhe ushqime bazë. Që nga ndalimi i tij, depoja e ushqimit,(Food Pantry) është mbyllur dhe nuk do të vazhdojë aktivitetin derisa ai të lirohet Nilaj.
Fqinjët dhe përfituesit nga donacionet e tij në Bronx thonë se mungesa e tij është e ndjeshme, veçanërisht për të moshuarit dhe familjet në nevojë.
Sipas deklaratës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), Nilaj hyri ligjërisht në SHBA me status të përkohshëm më 1 tetor 2006 dhe e tejkaloi afatin.
Një gjyqtar imigracioni dha urdhër largimi më 22 korrik 2008.
DHS thekson se ai ka marrë “due process” dhe se administrata nuk do të injorojë ligjin.
Ai thuhet se nuk ka akuza penale të tjera përveç shkeljes së rregullave të imigracionit.
Kongresmeni Ritchie Torres, i cili e njeh Nilajn prej vitesh, e ka vizituar në Delaney Hall dhe ka kërkuar lirimin e tij.
Ai e përshkroi si “një nga ne”, njeri që njihet nga çdo zyrtar i zgjedhur, organizatë qytetare dhe bordi i komunitetit në Bronx. Torres theksoi se forcat federale duhet të fokusohen te autorët e krimeve të dhunshme, jo te njerëzit që i shërbejnë komunitetit.
ABC7 New York thotë se fqinjët e përshkruajnë si person të mrekullueshëm, të dashur dhe të përkushtuar. “Një peticion është nisur për lirimin e tij, ndërsa avokati i tij po përgatit një kërkesë habeas corpus. Nilaj ka grua dhe fëmijë. “
Rasti i Aleksander Nilajt, siç e tregon raportimi i ABC7 New York, ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe më gjerë në Bronx.
Një njeri që për 14 vjet ka ushqyer mijëra njerëz tani gjendet i ndaluar, ndërsa depo e ushqimit që ai ndërtoi qëndron e mbyllur.
Komuniteti shqiptar dhe ai i zinës ku ai jeton pret zhvillime të mëtejshme ligjore dhe shpreson në kthimin e tij.
ABC7 New York video : https://youtu.be/G4DHtQuNWJQ?




