Nga Keze Kozeta Zylo
Sot vizituam Shtëpine e Bardhë (White House), në Washington, D.C., zemra simbolike e demokracisë amerikane dhe boterore.
Vizita jonë, e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, me president Adi Memeti ishte një përjetim i rrallë, sa historik aq edhe emocional. Ecëm me emocion nëpër mjedise elegante, aristokrate ku kanë lënë gjurmët e tyre presidentë, zonja të para, diplomatë dhe personalitete të shumta që kanë shkruar kapitujt e historisë së Shteteve të Bashkuara.
Vizituam Green Room, Red Room dhe Blue Room – tri salla me ngjyra të ndryshme, por me një histori të përbashkët, që ruajnë elegancën, artin dhe kujtimet e shumë brezave presidencialë. Në Green Room ndien frymën e pritjeve historike, në Red Room hijeshinë e traditës, ndërsa Blue Room, me formën e saj ovale, mbart kujtime të pritjeve dhe ceremonive të rëndësishme.
Ne kete vizite ishin shkrimtarët Mhill Vela, ish kryetar, gazetaret Ibadete dhe Shkumbin Tetaj, Prof. Bexhet Asani, sekretar, dy gazetare te Zerit te Amerikes Laura Kondi dhe Shaqir Salihu, gazetarja Eva Dori, Merita Bajraktari shkrimtare, Luz Thaqi, Vilma Tafaj, Qemal Zylo themelues dhe Drejtor i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, New York, Mirela dhe Almat Asani.
STATE DINING ROOM
Në State Dining Room, aty ku janë shtruar darka shtetërore për personalitete nga e gjithë bota, historia merr një tjetër dimension. Çdo detaj, çdo portret dhe çdo objekt duket sikur pëshpërit një ngjarje të së kaluarës.
Salla madhështore e pritjeve dhe darkave shtetërore. Shkëlqimi i dekorimeve, detajet e arta, llambadarët dhe eleganca e ambienteve të çonin në një botë ku historia, arti dhe tradita ndërthuren në mënyrë magjike.
Në këtë sallë kanë marrë pjesë mbretër, presidentë, diplomatë dhe personalitete të shquara nga mbarë bota. Aty janë zhvilluar takime që kanë shënuar marrëdhënie mes shtetesh dhe janë ndërtuar ura miqësie e bashkëpunimi.
Në State Dining Room mësuam edhe një detaj interesant nga historia e Zonjës së Parë Jacqueline Kennedy. Gjatë restaurimit të vitit 1962, ajo vendosi që pajisjet e ndriçimit, të cilat më parë kishin shkëlqimin e argjendit, të praroheshin me ar, duke krijuar një harmoni të veçantë me perdet e mëndafshta në ngjyrë ari.
Një ndryshim që dëshmonte shijen e saj të hollë artistike dhe përkushtimin për ta kthyer Shtëpinë e Bardhë në një muze të gjallë të historisë dhe kulturës amerikane.
Sa bukur kur historia nuk lexohet vetëm në libra, por e prek, e sheh dhe e përjeton nga afër!
Ari që shkëlqen në këto mjedise nuk është vetëm një element zbukurimi; ai të kujton madhështinë ceremoniale të një institucioni që ka parë të kalojnë breza të tërë udhëheqësish dhe ka qenë dëshmitar i historisë amerikane.
…
Por një nga momentet më mbresëlënëse ishte përballja me portretet dhe imazhet e presidentëve amerikanë, që nisin me figurën themeluese të George Washingtonit dhe vijojnë përgjatë historisë deri te Donald Trump. Një udhëtim pamor nëpër kohë, nga lindja e republikës amerikane deri në ditët tona.
Në Shtëpinë e Bardhë, portreti i Presidentit Abraham Lincoln mbi oxhakun e madh të dhomës së ngrënies shtetërore (State Dining Room) ka një histori shumë interesante dhe simbolike.
1. Kush e pikturoi portretin?
Portreti është realizuar nga piktori amerikan George Peter Alexander Healy në vitin 1869, katër vjet pas vrasjes së Abraham Lincolnit.
Ai e paraqet Lincolnin të ulur në një kolltuk, në një qëndrim të qetë dhe meditues.
2. Kush e vendosi në Shtëpinë e Bardhë?
Kjo është pjesa interesante!
Portreti iu dhurua Shtëpisë së Bardhë në vitin 1939, nga e veja e Robert Todd Lincolnit, djalit të madh të Abraham Lincolnit.
Më pas, ai u vendos në vendin e nderit, mbi oxhakun qendror të State Dining Room.
Pra, nuk ishte vetë Abraham Lincoln që e vendosi dhe as nuk ishte një vendim i tij. Vendosja e portretit në atë pozicion u bë pjesë e historisë dhe traditës së Shtëpisë së Bardhë.
3. Çfarë simbolizon ky vend?
Portreti ndodhet në një pozicion shumë domethënës, përballë aksit të portretit të George Washingtonit në East Room.
Kjo krijon një lidhje simbolike mes:
– George Washingtonit, presidentit të parë të SHBA-së.
– Abraham Lincolnit, presidentit të 16-të, i cili ruajti Bashkimin Amerikan dhe i dha fund skllavërisë.
4. Po vetë oxhaku?
Oxhaku ka gjithashtu histori. Ai u instalua gjatë rinovimit të vitit 1902, në kohën e Presidentit Theodore Roosevelt. Njihej si Buffalo Mantel. Gjatë rinovimit të viteve 1949–1952 u hoq dhe sot ruhet në koleksionin e Bibliotekës Presidenciale Harry S. Truman.
Një detaj i bukur historik: Në oxhakun e kësaj dhome është gdhendur një thënie e Presidentit të dytë amerikan, John Adams, shkruar në një letër të vitit 1800, ku ai shprehte lutjen që Shtëpia e Bardhë të drejtohej gjithmonë nga njerëz të ndershëm dhe të mençur.
BLUE ROOM
Ka mobilie franceze historike. Pas zjarrit të vitit 1814, Presidenti James Monroe porositi mobilie në Francë. U soll një komplet prej 53 pjesësh të praruara me ar, të prodhuara nga Pierre-Antoine Bellangé.
Ne dhomen blu është zhvilluar një martesë presidenciale. Më 2 qershor 1886, Presidenti Grover Cleveland u martua me Frances Folsom. Ai është i vetmi president amerikan që është martuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit.
Pema kryesore e Krishtlindjeve vendoset aty. Kjo traditë filloi në vitin 1961, me disa përjashtime.
Ka objekte me histori mbi 200-vjeçare. Ndër to është një orë bronzi me figurën e gjeneralit kartagjenas Hannibal, e blerë nga James Monroe në vitin 1817.
RED ROOM
Nuk ka qenë gjithmonë e kuqe! Në kohën e Presidentit James Madison, muret ishin të verdha si luledielli. Dhoma njihej si Yellow Drawing Room.
Emrin Red Room e mori rreth vitit 1845. Presidenti James K. Polk dhe bashkëshortja e tij Sarah sollën mobilie me kadife të kuqe dhe jeshile.
Ishte salloni i zonjës së parë. Dolley Madison organizonte pritje çdo të mërkurë në mbrëmje, ku takoheshin politikanë, diplomatë dhe figura të shoqërisë amerikane.
Aty u betua fshehurazi një president! Më 3 mars 1877, Rutherford B. Hayes bëri betimin presidencial në Red Room. Zgjedhjet e vitit 1876 ishin shumë të kontestuara dhe ceremonia publike u zhvillua më vonë.
Ka lidhje me muzikën. Në shekullin XIX, dhoma përdorej edhe si sallë muzike. Aty kishte piano dhe kitarë.
Jacqueline Kennedy e ridizajnoi në vitin 1962. Ajo përdori mobilie historike të stilit American Empire, duke i dhënë dhomës pamjen elegante që frymëzon dekorin e sotëm.
Llambadari është historik. Llambadari me 36 drita është krijuar rreth vitit 1805, prej druri të gdhendur dhe të praruar me ar. Në fillim llambadarët e kësaj periudhe përdornin qirinj, jo llamba elektrike si sot!
GREEN ROOM
Fillimisht ishte menduar si dhomë ngrënieje. Arkitekti James Hoban e kishte projektuar si Common Dining Room. Por në vitin 1801, Presidenti John Adams dhe bashkëshortja Abigail e përdorën si dhomë gjumi për mysafirët. homas Jefferson hante aty mëngjesin.
Presidenti Jefferson e përdori si dhomë ngrënieje. Madje, vendosi një mbulesë dyshemeje të lyer në ngjyrë të gjelbër nën tryezën e mëngjesit. Një nga gjurmët e para të ngjyrës që do t’i jepte emrin dhomës. James Monroe i dha emrin Green Room.
Në vitin 1818, ai e dekoroi me pëlhura mëndafshi jeshile dhe e përdori si Card Room, ku mysafirët luanin lojën e letrave Whist.
Ka një histori shumë të trishtë familjare.
Në vitin 1862, Willie Lincoln, djali 11-vjeçar i Presidentit Abraham Lincoln, vdiq nga ethet tifoide në White House. Arkivoli i tij u vendos në Green Room. Sipas një rrëfimi historik, Mary Todd Lincoln nuk hyri më kurrë në atë dhomë pas kësaj ngjarjeje.
Ka një oxhak prej mermeri të bardhë. Oxhaku u ble gjatë presidencës së James Monroe në vitin 1817. Në vitin 1902, arkitekti Charles McKim e zhvendosi nga State Dining Room në Green Room. Mobiliet janë shumë të vjetra. Shumë prej tyre janë të stilit Federal dhe Sheraton, të periudhës 1800–1815. Disa janë vepra të mjeshtrit amerikan të mobilieve Duncan Phyfe. Jacqueline Kennedy e restauroi në vitin 1962.
Ajo u përpoq t’i rikthente dhomës karakterin historik, me mëndafsh jeshil në mure dhe mobilie autentike të fillimit të shekullit XIX.
Ka një pikturë historike shumë të rëndësishme. Aty ekspozohet piktura Sand Dunes at Sunset, Atlantic City, e realizuar nga Henry Ossawa Tanner rreth vitit 1885.
Ajo ishte vepra e parë e një artisti afrikano-amerikan që iu shtua koleksionit të përhershëm të artit të White House.
FOTOGRAFIA E PRESIDENTIT TRUMP GJATE ATENTATIT
Veçanërisht emocionuese ishte fotografia e Donald Trumpit pas atentatit në Butler, Pensilvani, me fytyrën e gjakosur dhe grushtin e ngritur lart. Një imazh që u bë pjesë e historisë bashkëkohore amerikane dhe që të kujton se edhe pas figurave më të fuqishme qëndrojnë njerëz, momente sprove dhe ngjarje që tronditin historinë. Ngjarja që paraqet ndodhi më 13 korrik 2024. Piktura është realizuar nga Marc Lipp.
Artisti Marc Lipp e bazoi veprën te fotografia ikonike e realizuar nga fotografi i Associated Press, Evan Vucci. Gjesti i grushtit të ngritur ka një domethënie simbolike.
Trump shihet me grushtin e djathtë lart dhe duke thirrur: Fight! Fight! Fight! Ky moment u bë simbol i fushatës së tij pas atentatit. U vendos në White House më 11 prill 2025.
Piktura u vendos në Grand Foyer, një nga hapësirat më të rëndësishme ceremoniale të Shtëpisë së Bardhë. Zëvendësoi portretin e Barack Obama-s në vendin më të dukshëm.
Portreti i Obama-s u zhvendos në murin përballë, ndërsa piktura e Trump-it mori vendin e tij. Ky ishte një ndryshim i pazakontë nga tradita e ekspozimit të portreteve presidenciale.
Ishte dhuratë private. Piktura iu dhurua Shtëpisë së Bardhë nga Andrew Pollock, përmes galerisë Blue Gallery në Florida.
Nuk është portreti zyrtar presidencial i Trump-it. Është një vepër që përkujton një ngjarje konkrete të jetës së tij politike. Portreti zyrtar presidencial është një fotografi tjetër, realizuar nga Daniel Torok.
Vendosja e kësaj pikture në Grand Foyer ka rëndësi të veçantë: vizitorët, diplomatët dhe liderët e huaj që hyjnë në White House mund ta shohin atë gjatë pritjeve zyrtare.
Pra, nuk është thjesht një pikturë artistike. Ajo përfaqëson një moment të rëndësishëm të historisë politike amerikane dhe mënyrën se si një ngjarje u shndërrua në simbol publik.
Një kuriozitet: Fotografia origjinale e Evan Vucci-t fitoi çmimin e madh të vëmendjes ndërkombëtare dhe u bë një nga imazhet më të njohura të vitit 2024.
***
Por, për ne shqiptarët, kjo vizitë kishte edhe një domethënie të veçantë. Në ato mjedise, mendimet fluturonin natyrshëm drejt historisë sonë kombëtare, drejt miqve të mëdhenj amerikanë që i janë gjendur pranë kombit shqiptar në çastet më vendimtare të ekzistencës së tij.
Nuk mund të mos kujtojmë Presidentin Woodrow Wilson, i cili u bë një zë i rëndësishëm në mbështetje të çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris. Kujtojmë gjithashtu miqësinë dhe mbështetjen e madhe amerikane me President Clinton për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.
Sa shumë histori, sa shumë mirënjohje dhe sa shumë emocione mund të përjetojë një shqiptar në këto mjedise!
Ne jemi një komb i vogël në numër, por me një histori të madhe, me gjuhë, kulturë dhe identitet që i kemi ruajtur ndër shekuj. Miqësia shqiptaro-amerikane është një urë e çmuar historike, e ndërtuar mbi besimin, respektin dhe mbështetjen reciproke.
Si shqiptaro-amerikanë, ndihemi krenarë për rrënjët tona dhe mirënjohës ndaj Amerikës, vendit që na ka dhënë mundësi të ndërtojmë jetën, të kontribuojmë dhe të ruajmë identitetin tonë.
GOD BLESS AMERICA!
RROFTË MIQËSIA SHQIPTARO-AMERIKANE!
Autorja e këtij shkrimi mban titullin e lartë Kalorës i Urdhrit të Flamurit, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, si dhe Medaljen e Meritës Presidenciale, dhënë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe të mirënjohjes nga ish presidentja në detyrë znj. Albulena Haxhiu.
Është publiciste, shkrimtare, autore e tetë librave, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador I Kombit në New York.
Është vlerësuar me titullin “Gruaja e Vitit 2022, NY”, dhënë nga shoqata “Motrat Qiriazi”.
31 Tetor, 2026
WHITE HOUSE, WASHINGTON D.C.








