Kurti e takon kryeministrin britanik, synon thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit

Dublin, 13 nëntor 2026 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Mbretërisë Bashkuar, Andy Burnham.

Takimi është zhvilluar në Dublin të Irlandës, në mbyllje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Në një postim në Facebook, Kurti e ka cilësuar Mbretërinë e Bashkuar si partnere dhe “aleate të posaçme” të Kosovës. Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe ka shprehur angazhimin për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Në Dublin, në mbyllje të punimeve të European Political Community (EPC) pata kënaqësinë ta takoj kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

(r.m.)

Comment

*