Në Kosovë, hyn në fuqi Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme

Prishtinë, 13 nëntor 2026 – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka – Pula, e ka dekretuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili ishte miratuar nga Kuvendi dy javë më parë.

Lasjmin e ka publikuar Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se ligji vlen për secilin person që ushtron funksion publik. Ajo ka thënë se Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë.

“Dy javë pas miratimit në Kuvend, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po hyn në fazën e zbatimit, sot pranova nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij.

Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.

Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë. Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

May be an image of ticket stub and text

Miratimi i Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është bërë me votat e shumicës në Kuvend, pavarësisht nga kundërshtimet e opozitës, e cila ka ngritur shqetësime se ai mund të keqpërdoret për qëllime politike. Nga 24 amandamente të propozuara nga opozita në fazën e amendamentimit shumica në Kuvend e kishte miratuar vetëm një. 

Krijimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka qenë një ndër premtimet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatave zgjedhore.

(r.m.)

Comment

*