Hagë, 17 nëntor 2026 – Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në sallën e gjyqit në Hagë pas shpalljes së akgjykimit dënues ndaj tij në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.
“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, ka thënë Thaçi në sallën e gjyqit, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj tij.
Ky reagim ishte si protestë ndaj gjykatës për aktgjykimin dënues të Gjylatës Speciale.
Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim, pasi u shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për mosbindje ndaj gjykatës.
Sipas aktgjykimit, Thaçi kishte zbuluar informacione konfidenciale për dëshmitarë gjatë vizitave që kishte pranuar në paraburgim në vitin 2023. Ai i kishte përdorur vizitorët që disa dëshmitarëve t’ua përcillnin udhëzimet e tij si të dëshmonin në procesin ndaj tij për krime lufte dhe jkrime kundër njerëzimit.
Ai është shpallur fajtor edhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës, pasi Isni Kilajt i kishte zbuluar informacione konfidenciale për dëshmitarë.
Gjykata tha se ky dënim i Thaçit do të ekzekutohet veçmas nga dënimi në rastin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në të cilin ai ishte dënuar me 25 vjet burgim.
Prokuroria kishte kishte kërkuar që Thaçi të dënohej me 6 vjet burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar që Thaçi të lirohej nga të gjitha akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.
Të dy aktgjykimet ndaj Thaçit janë të shkallës së parë dhe mund të apelohen, si nga Prokuroria ashtu edhe nga nga mbrojtja.
(r.m.)