Komiteti Teknik i Ekspertëve thërret mbledhje jashtë radhe për COVID-19

Shqipëria numëron 2492 jetë të humbura nga Koronavirusi, 144,847 raste pozitive, 1,035,592 testime, 133,125 të shëruar dhe 9230 të sëmurë aktivë

Knid Ndrenika

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri njoftoi një mbledhje jashtë radhe për të diskutuar masat parandaluese kundër COVID-19.

Zakonisht Komiteti mblidhet një herë në dy javë, ndërsa mbledhja e sotme ka më pak se 1 javë nga e kaluara.

Komiteti në orën 12 e njoftoi mbledhjen pasi Shqipëria ka shënuar shtim të lehtë të viktimave, rritje të numrit të infektimeve, si dhe të të shtrirëve në spitale.

Ndërkaq, autoritetet kanë ribërë gati spitalin “COVID-1” përveç Spitalit Infektiv që vazhdon pandërprerë që prej fillimit të pandemisë.

Nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë nëse Komiteti do të forcojë masat parandaulese kundër Koronavirusit pasi varianti i ri indian “Delta” dukshëm i ka shtuar shqetëismet që kur u konfirmua në korrik.

Shqipëria numëron 2492 jetë të humbura nga Koronavirusi, 144,847 raste pozitive, 1,035,592 testime, 133,125 të shëruar dhe 9230 të sëmurë aktivë.

Pandemia në Shqipëri i shënoi dy rastet e parë në 8 dhe 9 mars të vitit 2020.