Ambasadorja Kim këshillon të rinjtë: Çdo ditë pyetin veten:  kush jam unë dhe kush dua të bëhem

Tiranë, 5 prill 2022 – Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ishte pjesë e panelit në konferencën “Promovimi i shkollës si qendër komunitare”, e organizuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ambasadën amerikane.

Duke iu drejtuar të rinjve, ajo tha se ata duhet të jenë ambiciozë për veten dhe të respektojnë të tjerët.

“Nëse jeni thjesht pjesë e shkollave dhe programeve është e rëndësishme të them diçka. Më lejoni të shpjegoj se çfarë ndikon. Dua që të gjithë të jeni ambiciozë për veten, për shkollimin. Ju duhet të punoni shumë. Respekti është po ashtu i rëndësishëm. Respekti nis me respektimin e vetëvetes. Dua që ta pyesni veten çdo ditë në mëngjes: kush jam unë dhe kush dua të bëhem. Respektoni veten. Respektoni të tjerët. Jo për shkak të ndonjë faktori tjetër, por respekti të tjerët është një shenjë e respektit për vete”, deklaroi Yuri Kim.

(sipas Panorama.al)