Osmani: BE nuk mund t’i kërkojë Kosovës diçka që nuk është në marrëveshje

Prishtinë, 16 maj 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kërkesat që Asociacioni të jetë parakusht për zbatimin e neneve të tjera të marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk e ndihmojnë procesin e dialogut.

Presidentja Osmani ka theksuar se janë të gabuara interpretimet e reja të BE-së, sipas të cilave Kosova duhet të dalë përtej asaj që është e shkruar në letër.

Ajo ka theksuar se Kosovës nuk duhet t’i kërkohet të bëjë diçka që nuk është fare në marrëveshje.

Presidentja Osmani i ka bërë këto komente pas ceremonisë së themelimit të shoqatës së miqësisë Kosovë-Austri.

Me këtë rast, ajo konfirmoi se do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi që do të mbahet të shtunën.

(r.m.)