QUINT-i dhe BE-ja përsërisin thirrjen për shmangien e veprimeve të njëanshme në veriun e Kosovës

Prishtinë, 28 maj 2023 – Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore në Kosovë (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar) u bënë thirrje sërish të dielën autoriteteve të Kosovës që të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrjen më forcë në ndërtesat e komunave veriore të banuara me shumicë serbe.

Ato paralajmëruan se “veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe me Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë të përbashkët, diplomatët e Quintit dhe BE-së përsëritën deklaratën e 26 majit që dënon vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme për përmbajtje.

“Në këtë kontekst, Quinti dhe Bashkimi Evropian presin që autoritetet e qeverisë së Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrje me forcë në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga ambasadat.

Në deklaratë thuhet se kryetarët e zgjedhur “duhet të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të demonstruar përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre për të përfaqësuar dhe shërbyer të gjithë pjesëtarët e komuniteteve të tyre”.

“Në të njëjtën kohë, ne i paralajmërojmë fuqishëm të gjitha palët kundër kërcënimeve ose veprimeve të tjera që mund të ndikojnë në një mjedis të sigurt, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe që mund të nxisin tensionet ose konflikt”, thuhet në deklaratë.

Ambasadat e vendeve të Quintit dhe Bashkimi Evropian Ambasadat shprehin shqetësimin për sigurinë dhe mirëqenien e civilëve, policëve, pjesëtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it dhe theksojnë se “veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe BE-në”.

Ato përsësin se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit në bllok.

“I rikujtojmë palët që të punojnë së bashku në hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shkurt dhe mars të këtij viti, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumcië serbe dhe të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë në takimet e ardhshme në kuadër të dialogut”, thuhet në deklaratë.

(r.m.)