Clinton tregoi dy histori emocionuese me shqiptarë në Amerikë

Tiranë, 3 korrik 2023 – Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në fjalimin e tij në Tiranë, e tregoi edhe një histori shumë emocionuese që i ka ndodhur në një restorant në Neë York.

“Isha në një restorant në Neë York dhe një kamerier erdhi ta merrte porosinë. Ai e la në tryezë tabakanë ku e kishte ujin dhe u ul në gjunjë para meje. ‘Falë jush unë dhe familja ime jemi gjallë tashti. Njerëzit tjerë me të cilët isha nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte dhe unë u tregova se ishte shqiptar nga Kosova. Më pyetën se si e dija. U thash se në Neë York i gjen kudo. Ai (kameriei) u ngrit, foli pak me njerëzit me të cilët isha, u tregoi për jetën e familjes dhe çfarë kishte kaluar”, tregoi Clinton.

Ish presidenti amerikan tha se në Neë York jeton në një zonë ku ka shumë shqiptarë, prandaj nuk mund të kalojë pa takuar dhe pa folur me ndonjë shqiptar. Ai tregoi edh për një takim me shqiptarë një jave më parë.

“Një javë para se të vija këtu, i pash tri restorante të shkëlqyera shqiptare atje. Njerëzit  dolën jashtë e filluan të ma tregonin agjendën time këtu (në Tiranë). E dinin më mirë se unë”, tha Clinton.

(r.m.)