– Disa mbresa nga romani i fundit i Shefqet Mekos –
Fuat Memelli

Ndër librat që lexova këto ditë ishte edhe romani “Rënia” e gazetarit dhe shkrimtarit Shefqet Meko. Ёshtё njё nga librat mё tё veçantё shkruar pёr kёtёpёriudhё dramatike tё shoqёrisё shqiptare. Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet 1987 deri 1990, në agoninë e sistemit komunist. Për ato kohë, janë bërë shkrime e botime, është folur në shtyp, në radio e televizion. Por, një roman i mirëfilltë si ky, ku autori depёrton thellё nё psikologjinё e kohёs, nё karaktere, ngarJe e momente tё jetuara, nё statukuonё vetvrasёse dhe propogandёn vdektare si ajo qё dёshmoi njё brez tёrё,nuk është shkruar dhe Meko vjen me njё rrёfim tёdobishёm.
“Rënia” është libri i nëntë i Shefqetit. Në këto botime përfshihen shkrime publicistikë,pёrkthime,tregime, novela si dhe tre romane. Prej afro një çerek shekulli, ai jeton në Amerikë, krijimtaria e Mekos ёshtё njё “dallgё” qё shkon e vjen Shqipëri-Amerika.Ai ёshtё kёtu dhe mbetet atje.Ёshtё atje dhe vjen kёtu. Kjo bie në sy sidomos në dy romanet e parë, “Saga përtej Atlantikut “ dhe Viza Amerikane” ndërsa te romani “Rënia” ka njё vetrrotullim plot fantazi artistike nga Shqipëria e “viteve tё zymta”kur “shtrёngonim rripin”…. Kjo ndodh sepse megjithëse autori tani ka dy atdhe, ai është i lidhur pazgjidhshmërisht me atdheun e parë, pasi siç ka thënë Noli : ”Ne mërgimtarët vetëm degët kemi në mërgim, ndërsa rrënjët i kemi në Shqipëri.”
Romani të mbërthen qysh në faqet e para e deri në fund. Në epiqendër të romanit është gazetari Maks Prifti, kryeredaktor i gazetës së studentëve të ish Institutit të Lartë Bujqësor siç fantazon autori Shkolla e Lartё B. Maksi në fakt tё ngjason me autorin, por ngjason edhe me secilin nga ne qё jetuam ato vite.Ai ka punuar me përkushtim duke sjellë në faqet e gazetës një “sinfoni” zërash studentorë” siç shprehet vetë.Megjithëse shkrimet kishin frymën e kohës ,disa prej tyre e kishin kaluar “cakun’’ dhe gazetari jep llogari për këto “dalje nga shinat”. Rënia kishte filluar prej kohësh. Në mënyrë artistike autori tregon . mbylljen e Shqipërisë në guaskën e saj duke pretenduar për të qënë “fanar ndriçues” për të tjerët; varfëria ekonomike që kishte çuar te ushqimet me racion, tufëzimi ekstrem i fshatit, lufta e klasave duke internuar dhe burgosur mijra vetë. Janë ndarë sa e sa çifte ku një nga ata që nuk e pranuan në parti , për një njollë të gjetur në arkiv, ndahet vajza që e donte me shpirt dhe i kishin shkëmbyer unazat. Kjo dashuri është një linjë tjetër plot mbresa e romanit. Të gjitha këto më lart etj, ia kishin çuar thikën në palcë popullit. Rënia e murit të Berlinit dha shpresë për shumë vende të lindjes, midis tyre edhe për Shqipërinë. Edhe Tirana kishte ndier “tërmetin”. Vatra të këtij “tërmeti” ishin studentët e Institutit Bujqësor si dhe ata të Universitetit Shtetëror të Tiranës.
Në vorbullën e ngjarjeve në agimin e demokracisë, një vend të veçantë në roman ze ajo e ambasaave. Njё“tabllo murale” dhe artistiklisht e arrirё. Duke lëvizur me dyrotakun e tij (biçkletën) Maks Prifti përshkruan me drithërimë ato ngjarje. Grupe njerëzish vrapojnë drejt ambasadave. Disa nëna kërkojnë djemtë, ndonjë vajzë kërkon vëllanë. Edhe në këto ngjarje bie në sy dyzimi i personazhit kryesor që është vetë autori. – Të hyj apo të mos hyj? -pyet vetën ai.- Do rri këtu ku linda dhe u rita, është zëri tjetër që i del nga zemra. (Duke ndjerë këtë dyzim, na vjen ndërmend “”dvojniku”(dyzimi) i Majakovskit, i cili në fillim i këndoi plot zjarr Revolucionit të Tetorit, por më pas kur pa se ç’ndodhi, pësoi zhgënjim.) Ne që e kemi jetuar atë periudhë tranzicioni në Shqipëri, duke lexuar këtë pjesë na shfaqen para syve protestat dhe na duket sikur ndjejmë zërin e studentëve. Autori shprehet se “partia “polli” një parti të re.” “Flakeshin tesera partie dhe idealet e mëdha i merte era si gjethet e vjeshtës.”Shqipëria nuk ishte më “fanari ndriçues” por kandili që po shuhej. Megjithëse autori përshëndet agimin e demokracisë, ai pëson edhe zhgënjim kur sheh që disa që i kishin shërbyer pushtetit duke marrë edhe njerëz në qafë, siç ishte një operativ, i cili kishte ndrruar lëkurën dhe ishte bërë bodigard i liderëve të rinj. Ai ndjen dyzim pasi demokracia krahas të mirave, solli edhe fenomene negative si shatërrimet, korrupsioni, vrasjet, prostitucioni, largimet masive jashtë atdheut, etj, fenomene të cilat janë plagë të hapura edhe sot pas 30 e ca vjetësh. Tre romanet e Shefqët Mekos janë promovuar në Shqipëri dhe kritikë të letërsisë i kanë vlerësuar ato. Dy romanet e para “Saga përtej Atlantikut” dhe “Viza amerikane”janë përkthyer në anglisht dhe janë paraqitur me sukses në panairin ndërkombëtar të librit në Pekin dhe Malinё tё Filipineve.
Duke mbyllur këto mbresa, desha të theksoj se romani “Rënia”, për problematikën që trajton, për bukurinë e të shkruarit, për mbresat e pashlyera që le tëk lexuesi, është një vlerë e shtuar në letërsinë shqipe. Ai ёshtё njё rrëfim drithёrues, njё “grafi psikologjike” e kohёs, qё besoj se kritikёt dhe lёvruesit e letrave do shohin vlera dhe realizёm.