Prishtinë, 5 maj 2025 – Të hënën dështoi edhe një përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kusvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryesuesi i seancës, deputeti Avni Dehari, e hodhi për herë të tretë të votim formimin e një komisioni që do t’I hapte rrugë votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit, por ai u përkrah vetëm nga 56 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish të propozojnë përfaqësuesit e tyre për këtë komision. Madje, ata nuk votuan fare as për dhe as kundër formimit të komisionit që do të kujdesej për mbarëvajtjen e procesit të votimit të fshehtë
Vazhdimi i seancës konstituive u caktua për të mërkurën, në orën 10:00.
Deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë e cilësojnë si antikushtetuese përpjekjen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të bëhet përmes votimit të fshehtë.
Propozimi i LVV-së që votimi për kryetarin e Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë erdhi pas dështimit të 6 përpjekjeve që kandidatja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, të marrë votat e nevojshme, 61 sosh.
Propozimi i kandidtatit apo kandidfates për kryetyar apo kryetare të Kuvendit është e drejtë ekskluzive e partisë më të madhe në kuvend, LVV-së, por partitë që gjatë mandatit të kaluar ishin në opozitë refuzojnë ta votojnë Albulena Haxhiun. Ato i kanë kërkuar LVV-së që të paraqesë një propozim tjetër, kërkesë kjo të cilën LVV e quan absurde. Ajo thekson se Albulena Haxhiu është deputetja më e votuar e përbërjes aktuale të Kuvendit gjë që e bën atë deputeten më përfaqësuese të votuesve në Kosovë.
(r.m.)