Mesazhi i Ambasadës amerikane për votuesit shqiptarë: “Vota jote nuk ka çmim”

Tiranë, 9 maj 2025 – Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, ambasada e Shteterve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë iu drejtua përsëri të premten të gjithë votuesve shqiptarë me një mesazh për zgjedhjet.

Në mesazhin e përcjellë përmes rrjetit social Facebook, ambasada amerikane edhe një herë u bëri thirrje votuesve që të votojnë sipas bindjes së tyre dhe jo sipas bindjeve të dikujt tjetër. Ajo thekson se vota e lirë “nuk kas çmim”.

 “Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane. 

Edhe dy ditë më parë, ambasada amerikane u bëri thirrje votuesve shqiptarë që të votojnë sipas bindjes së tyre, lirisht dhe pa frikë.

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhej në mesazhin e publikuar të mërkurë.

(r.m.)

Comment

*