Në prag të zgjedhjeve në Shqipëri, prokurorët e SPAK-ut vendosen në 12 qarqet e vendit

Tiranë, 10 maj 2025 – Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit janë vendosur të shtunën në mëngjes në 12 qarqet e Shqipërisë, për të ndjekur procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare që do të mvahen të dielën,

Mediet në Shqipëri raportojnë se në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor, siç janë: Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha, janë caktuar nga dy prokurorë, ndërsa në Tiranë janë cakuar 3 prokurorë.

Raportohet se prokurorët e SPAK-ut shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët do të mbështesin hetimet për krimet e mundshme zgjedhore.

Më 11 prill, kur zyrtarisht nisi fushata zgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ngritur një zyrë e përbashkët e këtij institucioni, SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë zyrë ishin vendosur edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët punuan në monitorimin e fushatës zgjedhore online dhe në media.

SPAK ka ngritur zyrat e saj në 12 qarqe në funksion të Task Forcës për luftimin e krimeve zgjedhore, ku janë vendosur prokurorët e SPAK-ut dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.

(r.m.)

Comment

*