Papa Leo XIV vizitoi kishën ku ruhet “Zoja e Shkodrës” në Gjenancan, jashtë Romës

Romë, 10 maj 2025 – Papa Leo XIV ishte sot pasdite në kishën në Gjenancan, jashtë Romës, ku e vizitoi privatisht vendin e adhurimit të pranisë augustiniane, ku ruhet ikona e Zojës së Virgjërës Mari, e njohur si Zoja e Shkodrës.

“Papa Leoni XIV ndodhet për një vizitë të papritur në shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan. Lidhja e augustinianëve me Pajtoren e shqiptarëve është e njohur. E Papa augustinian ka për të devocion të veçantë. Jo më larg se të dielën e fundit të këtij muaji të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë në Itali do të shtegtojnë te kjo Zojë për ta nderuar e për t’iu lutur, siç është bërë tashmë traditë”, thuhet në njoftimin e Vaticasn News.

Papa i përshëndeti njerëzit në shesh dhe u lut para ikonës së Virgjërës Mari.

“Kam dashur shumë të vija këtu, në këto ditë të para të Shërbesës së re që më dorëzoi Kisha, për të çuar përpara misionin si Pasardhës i Pjetrit”, tha ai.

Më pas, Papa shkoi në një sallë të brendshme, për një takim privat me bashkësinë e augustinianëve.

May be an image of 1 person and textMay be an image of 3 people and text

Ikona e Zojës së Shkodrës ishte dërguar një shenjtëroren e Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenancan nga Shkodra, në prag të pushtimit të Shqipërisë nga osmanët, në Mesjetë, dhe ishte pranuar pikërisht nga augustinianët që shërbejnë në këtë kishë, në urdhërin e të cilëve bën pjesë edhe Ati i Shenjtë.

Kishën e Nënës së Këshillit të Mirë, në Gjenancan, e vizitojnë çdo vit besimtarë katolikë shqiptarë nga gjithë Italia dhe nga të gjitha anët e botës. Tashmë është bërë traditë që të dielën e fundit të muajit maj, shqiptarët e vizitojnë kët ë kishë, pikërisht për Zojën e Shkodrës.

Papa Leo XIV ishte herën e fundit si kardinal në shenjoren e Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenacan, më 25 prill 2024, për të kremtuar festën e “Ardhjes”.

(r.m.)

Comment

*