Presidenti Trump surprizon një familje shqiptare 

Lidhja u krijua me ndërmjetësimin e “Thuaje Një Dëshirë” që organizon surpriza për fëmijë e sëmurë në SHBA

 

Nga Beqir Sina

 

NEW YORK: Media amerikane i ka dhënë një vëmendje të madhe, gjestit human të Presidentit Donald Trump me familjen Xhaferi nga Shqipëria. Dhjetra mijëra postime në mediat sociale e kanë komentuar.

CNN televizioni më i njohur në SHBA, tha se në Shtëpinë e Bardhë të premten ishte: “Një moment emocional i cili u shënua së fundmi në Zyrën Ovale, ku Presidenti i SHBA-së Donald Trump, priti ngrohtësisht familjen shqiptare Xhaferi, si pjesë e nismës bamirëse “Thuaje-Një-Dëshirë” (Make-A-Wish), e cila synon të bëjë realitet ëndrrat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Familja Xhaferi, me origjinë nga Shqipëria, ka tre fëmijë, njëri prej të cilëve përballet me sfida të veçanta shëndetësore. Në një atmosferë të përzemërt dhe shumë emocionale, presidenti u takua me ta, duke ndarë momente ngrohtësie dhe duke i kushtuar vëmendje maksimale të riut që kishte shprehur dëshirën për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit, Presidenti Trump i dhuroi fëmijës një monedhë të veçantë presidenciale, një kujtim simbolik që do të mbetet përgjithmonë në zemrat e kësaj familjeje. Ky gjest i thjeshtë, por emocionalisht i fuqishëm, është pjesë e politikave të Trumpit, për të mbështetur njerëzit me aftësi të kufizuara dhe për të promovuar vlerat humane të shoqërisë amerikane, thotë CNN.

“Ky është një nga takimet më prekëse që kam përjetuar ndonjëherë. “Të shohësh buzëqeshjen e këtij djali të mrekullueshëm dhe dashurinë që përcjell kjo familje është një kujtesë për të gjithë ne se shpresa dhe dashuria janë forca të vërteta që na bashkojnë”, tha Presidenti Trump gjatë takimit. 

 Presidenti Trump surprizon një familje Shqiptare 

Një moment kaq prekës për familjen Xhaferi

Mami i djalit: Kjo është vajza ime, Ella.

Presidenti Trump: Si je? E do vëllanë tënd, apo jo? Ai është një vëlla i mirë.

Mami i djalit: Po, shumë. Ai është më i miri.

Presidenti Trump: A mund t’i jap një monedhë të vogël?

Mami i djalit : Po, do ta donte shumë. Faleminderit.

Presidenti Trump: Uau, shiko këtë.

Mami i djalit: Uau, kjo është një monedhë vërtet e veçantë.

Presidenti Trump: Mos e humb, my freind.

Comment

*