Ish-polici i Kosovës, i arrestuar në Serbi, dyshohet për “vrasje të rëndë” në Banjskë

Beograd, 10 qershor 2025 – Gjykata e Lartë në Suboticë, në Serbi, konfirmoi se ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilit iu caktua një muaj paraburgim të hënën, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë.

Gjykata tha për Radion Evropa e Lirë bëri të ditur se Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë, në pjesën veriore të Kosovës, ku një grup i serbëve të armatosur kreu një sulm të armatosur të përmasave të mëdha ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator të citit 2023, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar pas sulmit ndaj policisë janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Avokati i Spahiut, Arianit Koci, i cili tha se ndodhet në Suboticë, ka konfirmuar se Spahiu dyshohet për “vrasje të rëndë” Banjskë.

Por, Policia e Kosovës bëri të ditur se Arbnor Spahiu kishte dhënë dorëheqje nga policia një vit para sulmit në Banjkë.

“A.S. ka dhënë dorëheqje vullnetare në vitin 2022”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Edhe avokati Koci ka thënë se klienti i tij nuk është pjesë e Policisë së Kosovës prej tre vjetësh dhe se ai tani jeton në Gjermani. Ai ka thënë se ka paraqitur prova që do ta dëshmojnë pafajësinë e Spahiut.

Arbnor Spahiu është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, në Horgosh, gjatë kthimit të tij nga Austria në Kosovë me autobus, më 7 qershor.

(r.m.)

Comment

*