Me inat e kryeneçësi nuk ndërtohet shteti i Kosovës, nuk mund të ecët përpara
Nga dr. Sadik Elshani

Atmosferë e zymtë në skenën politike të Kosovës
Kanë kaluar katër muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe deputetët e zgjedhur, udhëheqësit e partive politike ende nuk jenë në gjendje t’i formojnë, instuticionet: kuvendin dhe qeverinë. Me këtë ata po tregojnë se janë të paaftë të udhhiqni shtetin e Kosovës, janë duke treguar papjekuri e mungesë të kulturës politike. U mungon përkushtimi, këmbëngulja, vullneti për të punuar për mirëqenjen e popullit të Kosovës. Arroganca, cinizmi, kapadaizmi, mosrespekti për njëri-tjetrin nuk janë veti të një udhëheqësi të mirë. Kjo çka po ndodh në Kuvendin e Kosovës është diçka shumë e shëmtuar, është tallje me popullin e shtetin e Kosovës. Por, është diçka edhe më keq që rrezikon shtetësinë e Kosovës, duke e dëmtuar rëndë reputacionin e saj në arenën ndërkombëtare.Një shteti të qëndrueshëm i duhen institucionet demokratike funksionale, e që për fat të keq Kosava gjer më sot ka dështuar t’i formojë. Kur përfaqësuesit e zgjedhur me votën e lirë të popullit, me mosveprimet e tyre, nuk po e respektojnë shtetësinë e Kosovës, si mund të kërkojnë nga të tjerët që ta njohin shtetin e Kosovës? Deri kur të huajt duhet të na kryejnë punët që ne vetë duhet t’i kryejmë? Të habit indiferenca, gjakftohësia, joserioziteti i tyre, thua se asgjë e keqe nuk është duke i ndodhur Kosovës. Si mund t’j marrë dikush seriozisht kur vetë nuk janë seriozë? Siç ndodh zakonisht në mesin tonë, fajin gjithmonë e ka pala tjetër.
Në sistemet parlamentare, siç është ai i Kosovës, vetëm kur një parti e fiton shumicën absolute (61 deputetë) mund ta formojë qeverinë pa patur nevojë për votat e partive të tjera. Por, kjo ndodh rrallë, prandaj, në shumicën e rasteve duhet koalicion me partitë e tjera. Gjuha e acaruar gjatë fushatës zgjedhore, marrëdhëniet jo të mira të udhëheqësve pariakë me njëri-tjetrin, mungesa e bashkëpunimit, guximit e komunikimit të sinqertë.janë bërë pengesë për të arritur një marrëveshje të pranueshme për të gjitha palët. Këto pengesa mund të tejkalohen kur politikanët e Kosovës ivënë përpara interesat jetike të Kosovës e jo egot e tyre të sëmura. Zgjidhja e këtij ngërci politik nuk është e vështire, vetëm duhet pak mirëkuptim, respekt për njëri-tjetrin dhe institucionet e Kosovës, respekt e përkulje për të gjitha ato breza të shqiptarëve që ndër shekuj luftuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Kjo është një krizë e vetëkrijuar nga deputetët e Kosovës. Problemet shndërrohen në kriza vetëm atëherë kur dështojmë të veprojmë e t’i zgjidhim ato. Ato mund t’i zgjidhin vetëm njerëzit e vullnetit të mirë. “Në çaste krizash njerëzit e mencur ndërtojnë ura, ndërsa budallenjtë ndërtojnë diga”, e lexova diku këtë thënie të bukur. Fajtorë janë edhe përkrahësit e disa udhëheqësve politik të Kosovës, të cilët duhet ta shfrytëzojnë autoritetin e tyre për t’i bindur ata që të ndërrojnë qasjen e tyre e jo për t’i nxitur që t’i ngulin këmbët e të mos e bëjnë një hap përpara. Të gjithë po mundohen të thirren në emrin e dr. Ibrahim Rugovës, të gjithë po mundohen që ta përvetësojnë trashëgiminë e tij politike për interesat e tyre të ngushta politike, por asnjëri nuk po mundohet që ta ndjekë shembullin e tij. Edhe partia e dr. Rugovës disa herë doli partia e parë në zgjedhje, por nuk i kishte numrat e mjaftueshëm për ta formuar qeverinë, atëherë ai bënte koalicione herë më partinë e dytë e herë më partinë e tretë. Për hir të interesave madhore të Kosovës, ai i linte mënjanë mospajtimet, dallimet ideologjike.
Zgjidhje ka, vetëm duhet përkushtim e vullnet i mirë
Pas disa manovrimeve proceduriale, negociatave ndërpartiake me qëllime të mira, ky ngërç nuk ka qenë dashtë të mënjanohej. Por, ja, deri sa po i shkruaj këto radhë, dështoi edhe seanca e 29 -të për ta zgjedhur kryeparlamentarin/kryeparlamentaren. Nëse vazhdon kështu, pa bërë ndonjë hap pozitiv në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje në mes partive, atëherë seancat e tilla do të vazhdojnë gjer në pakufi. “Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet me të njejtat pikëpamje të cilat i kemi përdorur kur i kemi krijuar ato”, është një thënie e Ajnshtajnit. Seanca e parë ka qenë rasti më i mirë për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe formimin e qeverisë, ndërsa rasti i dytë më i mirë është tani, sot. Votimi duhet të jetë i hapur e jo i fshehtë. Votuesit duhet ta dinë se si kanë votuar të zgjedhurit e tyre. Po ashtu, do t’i mënjanonte teoritë konspirative thashethemet e akuzat se dikush ka bashkëpunuar me këtë apo atë parti. Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të jenë opsioni i fundit, pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha opsionet tjera. Ato mund të japin përsëri një rezultat të ngjashëm. Vetëm nëse zgjedhësit (elektorati) e ndryshojnë mendësinë dhe përceptimin e tyre për partitë politike, atëherë mund të ketë ndonjë ndryshim të dukshëm. Zgjidhja më e mirë do të ishte ndryshimi i qëndrimeve kokëforta e inatçore të krerëve të partive politike. Zonja Haxhiu, nëse i ka mbetur një fije dinjiteti njerëzor, pas gjithë këtyre seancave të dështuara duhet ta tërheqë kandidaturën e saj e t’i hapë rrugë një kandidati tjetër, që është më i pranushëm nga shumica e deputetëve. Edhe z. Kurti nuk duhet të luajë me dinjitetin e një zonjeje. Të mblidhen përfaqësuesit e partive e të arrijnë një pajtim për një kandidat që është përbashkues dhe që i mishëron vlerat e parlamentarizmit. Preidentja e Kosovës, zonja Osmani – Sadriu duhet të jetë më aktive në këto procese, të mundohet t’i bëjë bashkë krerët e partive. Këtë rol ia përcakton edhe Kushtetuta e Kosovës, neni 84, pika2: (Presidenti) “garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë”.
Disa masa plotësuese, korrektuese
Për të mos u përseritur sitautat e njejta në të ardhmen është e nevojshme që të ndërmirren disa masa plotësuese, korrektuese. Kushtetuta e Kosovës, Gjykata Kushtetuese apo rregullorja, ligji i Kuvendit duhet të saktësojë procedurat e zgjedhjes së kryeparlamentarit e të qeverisë: duhet të ketë një afat kohor të caktuar, etj. Duhet të ketë planin B, C… Kryesuesi i seancave të Kuvendit, në këtë rast z. Avni Dehari, duhet vetëm t’i zbatojë procedurat e Kuvendit e jo t’i ndryshojë rregullat sipas direktivave të partisë së tij.
Një fjalë e urtë e Sami Frashërit thotë: “Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humb vlerën kur realizohet”. Ju keni humbur shumë kohë, prandaj, politikanë dhe udhëheqës të Kosovës është çasti i fundit që të veproni.