Prishtinë, 26 qershor 2025 – Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar rënie në Indeksin Global të Paqes të vitit 2025, të përpiluar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe.
Kosova është renditur në pozitën e 63-të, tri pozita më poshtë se në indeksin e kaluar. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ajo është renditur e parafundit.
Më keq se Kosova është renditur vetëm Serbia. Ajo është renditur në pozitën e 64-të, një pozitë më poshtë se në idenksin e kaluar.
Shqipëria është renditur në pozitën e 52-të, ndonëse ka rënë 6 pozita më poshtë se në indeksin e kaluar. Nga vendet e rajonit, para Shqipërisë është renditur Maqedonia e Veriut, në pozitën e 51-të.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor më së larti është renditur Mali i Zi, në pozitën e 34-të.
Renditja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas pozitave:
Mali i Zi – pozita e 34-të;
Maqedonia e Veriut – pozita e 51-të;
Shqipëria – pozita e 52-të;
Bosnja e Hercegovina – pozita e 59-të;
Kosova – pozita e 63-të;
Serbia – pozita e 64-të.
Sipas indeksit, pesë shtetet më të sigurta dhe më paqësore janë: Islanda, Norvegjia, Finlanda, Japonia dhe Singapori, kurse pesë shtetet më pak të sigurta janë: Afganistani, Jemeni, Sudani, Kongo dhe Sudani i Jugut.

Ky indeks vlerëson gjendjen e sigurisë dhe paqes së shteteve. Institutit për Ekonomi dhe Paqe ka bërë një analizë gjithëpërfshirëse në bazë të të dhënave për trendet rreth paqes, ekonomisë dhe mënyrës së zhvillimit të shoqërive.
(r.m.)