Madrid, 3 korrik 2025 – Futbollisti i Liverpoolit dhe i përfaqësueses së Portugalisë, Diogo Jota, 28 vjeç, ka vdekur në një aksident të rëndë trafiku në Spanjë. Bashkë me të ka vdekur edhe vëllai i tij, Andre Silva, 26-vjeç.
Aksidenti ka ndodhur mes të mërkurës dhe të enjtes, pak pas mesnatës, në autostradën në zonën e Zamorës, afër qytetit Palacios de Sanabria.
Raportohet se automjeti i Jotas është përfshirë nga zjarri pasi ka dalë nga rruga dhe është përplasur anës rrugës. Sipas raporteve të para, automjeti i Jotas, Lamburghini, ka dale nga rruga për shkak se i ka plasur një gomë.
Jota, i lindur në Porto, e ka nisur karrierën futbollistike në Gondomar dhe akademinë e të rinjve Pacos de Ferreira’s, në vitin 2013. Te Atletico Madrid u transferua në vitin 2016, prej nga kaloi në Britani, te Wolverhampton Wanderers, prej nga u tranferua te Liverpooli. Ai ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës kombëtare të Portugalisë dhe dha kontribut të rëndësishëm në suksesin e Portugalisë në Ligën e Kombeve, në vitet 2019 dhe 2025.
Vdekja e Jotas ka shkaktuar pikëllim të thellë në botën e futbollist, posaçërisht në Portugali dhe në Britani. Klubi i tij, Liverpooli, dhe bashkëlojtarët e tij në këtë klub dhe në kombëtaren portugeze kanë shprehur ndjesi të thella dhembjeje dhe pikëllimi. Të gjithë i kanë vlerësuar virtytet e larta njerëzore dhe cilësitë e tij futbollistike.
Diogo Jota ka lënë prapa bashkëshorten Rute Cardoso, me të cilën ka lidhur kurorë vetëm 10 ditë më parë, dhe tre fëmijë të vegjël.

(r.m.)