Konfirmohet se 67 vetë kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në Teksas

San Antonio, 6 korrik 2025 – Zyrtarët lokalë të qarqeve të Teksasit të godidura nga përmbytjet kanë bërë të ditur se deri më tani është konfirmuar se numri i viktimave të përmbytjeve ka shkuar në 67, raporton CNN. 

Në Qarkun Kerr e kanë humbur jetën 59 persona, në Qarkun Travis 4. në Qarkun Burnet 3 dhe në Qarkun Kendall 1 person.

Autoritetet e Qarkut Kerr thanë se midis 59 viktimave, 38 janë të rritur dhe 21 janë fëmijë, katër prej të cilëve nuk janë identifikuar ende.

Sherifi i Qarkut Kerr, Larry Leitha, tha të dielën në mëngjes se 11 kampistë dhe një këshilltar në  Kampin veror për vajza pranë lumit Guadalupe konsiderohen të zhdukur që rej ditës së përmbyetjeve.

Autoritetet shtetërore dhe lokale njoftojnë për vazhdimin e operacionet e kërkim-shpëtimit. Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se në operacione është përfshirë edhe Roja Bregdetare e SHBA-së, e cila ka angazhuar 4 helikopterë dhe 3 aeroplanë C-144 të pajisur me kamera termik. Ekipeve të kërkim shpëtimit u janë bashkuara edhe shumë vullnetarë.

“Puna vazhdon dhe do të vazhdojë deri sa të gjithë të gjenden”, tha sherifi Leitha.

Të premten para agimit, niveli i ujërave shkatërruese në lumin Guadalupe u rrit për rreth 8 metra brenda vetëm 45 minutave dhe i përmbyti shtëpitë, kampet dhe automjetet.

Elinor Lester, 13 vjeçe, ishte në mesin e qindra vajzave që gjendeshin në kampin veror të vajzave buzë lumit Guadalupe. Ajo tha se kampi ishte shkatërruar plotësisht nga përmbytjet dhe vajzave të kampit iu ofrua ndihmë me helicopter,

“Një helikopter u ul dhe filloi të merrte njerëz. Ishte shumë e frikshme”, ka treguar ajo.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka thënë se autoritetet do të punojnë pa ndërprerje për gjetjen e personave të zhdukur. Ai e shpalli ditën e diel ditë lutjeje për viktimat dhe për të zhdukurit.

“I bëj thirrje çdo banori të Teksasit të bashkohet me mua për t’u lutur këtë të diel, për jetët e humbura, për ata që ende janë të zhdukur, për rimëkëmbjen e vendbanimeve tona dhe për sigurinë e atyre që janë në vijën e parë”, tha ai.

Zyrtarët shtetërorë të menaxhimit të emergjencave kishin paralajmëruar qysh të enjten se Teksasi perëndimor dhe qendror do të përballej me reshje të dendura dhe rrezik për përmbytje gjatë ditëve në vijim. Mbetet e paqartë përse autoritetet kompetente nuk ndërmorën me kohë masa për parandalimin e humbjeve njerëzore.

Ë. Nim Kidd, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Teksas, tha të premten në mbrëmje se agjencia nuk kishte parashikuar të kishte sasi aq të madhe reshjesh.

(r.m.)

Comment

*