Tiranë, 6 korrik 2025 – Policia e Shkodrës njoftoi se ka vijuar me intensitet operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”.
Gjatë operacionit janë asgjësuar 40 621 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Për shpërdorim detyre janë proceduar penalisht 8 kryetarë fshatrash dhe 2 roje mjedisi.
Operacioni është kryer në zonat e Shalës, Pultit, Shoshit, Kastratit, Shkrelit, Temalit dhe Shllakut.
Policia ka publikuar edhe videoregjistyrime nga operacioni.
Njoftimi i policisë:
Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:
– Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh, dhe asgjësuan 1792 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
– inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
– rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;
– kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;
– kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.
– Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësive administrative Shkrel dhe Kastrat, dhe asgjësuan 824 bimë të dyshuara narkotike.
– Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Qafë Mal, dhe asgjësuan 320 bimë të dyshuara narkotike.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112
(r.m.)