Kurti: Kërcënimi me bombë ndaj Kuvendit dëshmon për luftën hibride të Serbisë kundër Kosovës

Prishtinë, 6 korrik 2025 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional për zbulimin e kërcënimit me bombë në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se konfirmimi se kërcënimi e ka origjinën në Serbi dëshmon “luftën aktive hibride” të Serbisë kundër Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, ka shkruar Kurti.

Kurti e ka bërë këtë deklaratë pas njoftimit të ministrit në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës është bërë nga një numër telefoni i I kompanisë telefonike të Serbisë MTS, i regjistruar në emër të shtetasit serb Lazar Zhivkoviq.

Sveçla ka bërë të ditur se hetimet e para kanë zbuluar se në disa profile të lidhura me këtë numër është përdorur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, gjë që shpie në konluzionin se kërcënimi është bërë nga qarqe ekstremiste serb.

Policia e Kosovës bëri të ditur të shtunën se kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës ishte bërë përmes një numri të telefonit nga Serbia.

(r.m.)

Comment

*