Osmani takohet me Trumpin: Aleanca me SHBA-në – bosht i pathyeshëm

Nju Jork, 27 shtator 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Nju Jork me presidentin amerikan, Donald Trump.

Pas takimit, në një postim në rrjetet sociale, Osmani shkroi se me presidentin Trump ka zhvilluar “një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore”, ndonëse takimi ishte planifikuar të ishte protokolar. Ajo e ka cilësuar si “bosht të miqësinë dhe aleancën mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!

Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork ku po merr pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Më 23 shtator, në pritjen e organizuar nga presidenti Trump, ajo u takua edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Në Snju Jork po qëndrojnë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje në fillim të këtij muaji. Më 12 shtator Uashingtoni njoftoi për pezullimin e fillimit të Dialogut Strategjik me Kosovën. Ambasada amerikane në Prishtinë bëri të ditur se ky vendim u mor pasi Qeveria në detyrë, me veprimet e saj, i ka “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ambasada amerikane, por nuk shpjegoi se cilat deklarata dhe veprime konsiderohen si sfida.

Por, Kurti tha se midis qeverisë së tij dhe Shteteve të Bashkuara ekzsitojnë disa dallime që “shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe me veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”. Por, ai theksoi se dy vendet vazhdojnë të ba\shkëpunojnë në shumë fusha, përfshirë mbrojtjen dhe ekonominë.

Oresidentja Osmani shprehu “keqardhje dhe shqetësim të thellë” për vendimin e SHBA-së për pezullimin e fillimit të Dialogut Strategjik me Kosovën.

(r.m.)