PDK: Shumica parlamentare po prodhon krizë të re politike

Prishtinë, 4 mars 2026 – Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas njoftimit se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka kandiduar Glauk Konjufcën për pozitën e Presidentit të vendit. Ajo e ka akuzuar LVV-në se “po prodhon krizë të re politike” në Kosovë.

PDK-ja, në një deklaratë për publikun, ka thënë se Kosova gjendet përballë rrezikut që të mos e zgjedhë presidentin e ri të vendit brenda afatit kushtetues, për shkak të mungesës së gatishmërisë së Albin Kurtit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ndërpartiake për këtë pozitë. 

“Zgjedhja e presidentit nuk është garë për opozitën dhe nuk do të duhej të ishte as lojë politike për shumicën parlamentare. Numrat në Kuvendin e Kosovës janë të qartë dhe detyrimi kushtetues i shumicës parlamentare është të sigurojë funksionimin normal të institucioneve. Përkundër mandatave që ia kanë besuar qytetarët, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar paaftësi për të qeverisur dhe papërgjegjshmëri, duke prodhuar kriza, polarizim dhe stagnim politik. Në vend të një qasjeje të përgjegjshme dhe shtetërore, shumica parlamentare ka vendosur të kandidojë një kandidat tërësisht partiak, pa koordinim me subjektet e tjera dhe pa mundësinë e arritjes së konsensusit”, thuhet në deklaratë. 

PDK-ja ka thënë se PDK-ja kishte kërkuar të zgjidhet një president i propozuar prej saj, pasi nuk ishte arritur marrëveshje për një kandidatë konsensual, por edhe kjo ishte refuzuar. 

“Partia Demokratike e Kosovës ka vepruar gjatë gjithë këtij procesi me maturi dhe përgjegjësi politike. Ne kemi marrë pjesë në konsultime, kemi hequr vijat e kuqe për të krijuar hapësirë për një zgjidhje dhe kemi qenë të gatshëm të mbështesim një kandidat konsensual që garanton unitet dhe stabilitet institucional. Si kontribut për stabilitetin, pas mosarritjes së një kandidature konsensuale, si subjekti më i madh politik opozitar kemi kërkuar që të zgjidhet një President i propozuar nga PDK-ja, si mekanizëm balancues për të shmangur përqendrimin e pushtetit në duart e një partie të vetme. Fatkeqësisht, të gjitha këto mundësi u refuzuan. Përgjegjësia për situatën e krijuar dhe për pasojat që mund të sjellë bie plotësisht mbi shumicën parlamentare dhe mbi ata që e kanë mandatin për ta qeverisur vendin”, thuhet në deklaratë.

“Kosova ka nevojë për stabilitet politik, institucione funksionale dhe lidership që vendos interesin e shtetit mbi interesin partiak”, thekson PDK-ja. 

May be an image of text that says "PDK parlamentare prodhon krizë Partia Demokratike Kosovës shpreh keqardhjen dhe politike shkon shkak Zgjedhja shumicën kushtetues shumices panevojshme Perkundër mandatave për është siguroje kanë besuar qartë dhe institucioneve. Lëvizja Vetévendosje kandidoje nje kandidat tëresisht arritjes konsensusit. treguar paaftësi politik. Partia Demokratike subjektet tjera vepruar gjate gjithë kötij procesi me hegur pör një konsensual dhe përgjegjësi stabilitetin, pas për shmangur përqendrimin kandidature konsensuale, ipropozuar pushtetit duart këto Përgjegjësia për situatën parlamentare dhe krijuar dhe për pasojat kanë Kosova nevojë pör stabilitet politik, institucione shtetit mund sjellë bie plotësisht mbi shu- per geverisur vendin. dhe Partia Demokratike Prishtinë, 2026 Kosovës vendos"

(r.m.)