Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Tiranë, 13 mars 2026 – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi t՞ premten se e ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për heqjen e masës së pezullimit nga detyra.

Sot, më 13 mars 2026, Balluku ka kërkuar nga gjykata revokimin e menjëhershëm të masës së sigurisë “pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, e cila ia ndalon asaj ushtrimin e funksioneve të larta shtetërore si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues vendosi për rrëzimin e kërkesës së së Ballukut,

 Ndërkohë, kryeministri Edi Rama e ka shkarkuar Ballukun nga të dy pozitat që i mbante në qeveri.

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsio nit dhe krimit të orga nizuar, SPAK, ka kërkuar nga Kuvendit që Ballukut t’i hiqet imuniteti i deputetes në mënyrë që të mundësohet arrestimi i saj. Por mazhoranca socialiste në Kuvend e ka rrëzuar kërkesën e SPAK-ut.

Rama dhe eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste thanë se Prokuroria e SPAK nuk ka sjellë prova të qëndryeshme për akuzat me të cilat ngarkohet Balluku. Ndërsa Rama e kritikoi prokurorinë e SPAK-ut se po kërkon arrestimin e Ballukut, ndonëse ndaj saj nuk është ngritur asnjë akuzë, por është vetëm e dyshuar.

NJOFTIMI I GJKKO

  1. Kërkuesja (e pandehura) Belinda Balluku me datë 13.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë)”, të caktuar ndaj kërkueses me Vendimin Nr. 118, dt.19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Konstatimin e shuarjes/rënies së kësaj mase sigurimi personal me karakter ndalues.”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260/1, 262/2 dhe 267 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 229 datë 13.03.2026, vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (të pandehurës) Belinda Balluku.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.

 

Tiranë, më datë 13.03.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

gjkko balluku

(r.m.)