Ndihmoni televizionin e parë dhe të vetëm 24-orësh të gjuhës shqipe në Malin e Zi

Të dielën, në 12 prill, komuniteti shqiptar në New York do të mbledhë fonde për të mbaruar ndërtesën e re për TV Boin

Komuniteti shqiptar në New York është ftuar të ndihmojë në përfundimin e një ndërtese të re për TV Boin, një projekt i rëndësishëm për të forcuar median, gjuhën, dhe kulturën shqiptare në Malësinë e Madhe.

Për të mbledhur fondet e nevojshme, ditën e dielë, në 12 prill, në orën 6:00 të mbasdites, do të ketë një darkë në Restorantin “Tesoro D’Italia”, në adresën 160 Marble Ave, Pleasantville, New York 10570.

Komisioni organizator i mbledhjes së fondeve përbëhet nga Av. Josef Dedvukaj, Kryetar, Dom Nosh Gjolaj, Anëtar, Kolë Ivanaj, Menaxher i Projektit; pastaj Nënkryetarët Gjergj Nik Ivezaj, Senad Lulanaj, Enver Gjikaj, dhe Gjon Gjokaj. Peti Camaj është Arkëtar i Komisionit kurse Av. Ervin G Jinaj është Sekretar. Prof. Dr. Anton Lajçaj dhe Marash Nucullaj veprojnë si Koordinatorë të Diasporës. Anëtarët e tjerë të Komisionit janë: Prof. Fran Camaj, Marik Nikolla Pjetrushi Lulgjuraj, Pal Shkreli, Dodë Ivanaj, Zef Bojaj, Nikolla Bojaj dhe Nikollë (Nick Prela Bojaj.

TV Boin u themelua më 28 nëntor 2001 nga i ndjeri Tomë Bojaj. Qëllimi kryesor i veprimtarisë së këtij televizioni ka qenë dhe mbetet ruajtja dhe përparimi i të drejtave kolektive e individuale të shqiptarëve në Mal të Zi, si pakicë e vetme me gjuhë, tradita dhe kulturë krejt të ndryshme nga gjuha, kultura dhe traditat e popujve dhe të pakicave tjera në Mal të Zi.

TV Boin është televizioni i parë dhe i vetmi në Mal të Zi me program 24 orë në gjuhen shqipe, Ai transmeton emisione të përditshme: kronika, intervista, informata, vështrime, reportazhe etj. duke informuar opinionin në gjuhen amtare, duke plotësuar nevojën për informim dhe rëndësinë që të dëgjohet  zëri i shqiptarëve për problemet të ndryshme që i mundojnë.

Ja disa nga programet më të njohura në TV Boin:

    “Emisioni i mëngjesit” – një orë program i drejtëpërdtejtë, me njoftimin mbi ngjarjet e fundit, me informacione nga shëndetsia, kultura, arti etj.;

    Filma vizatimorë- të gjithë në gjuhen shqipe, gjë që ka kontribuar dhe ndihmon shumë në pasurimin e fjalorit shqip tek më të vegjlit;

    Muzikë shqip për fëmijë;

    Emisioni për fëmijë “ Rubrika e fëmijëve”, ku për herë të parë fëmijët dolën para kamerava me recitime, këngë, prezantim të punimeve dhe vizatimeve, vallëzim e deri te drejtimi i emisioneve. E tërë  kjo, jo vetëm se pasuron aftësitë shprehëse të tyre, por edhe thyen një barierë që pa emocion të dalin para kamerave dhe opinionit, duke u bërë këdhtu oratorë të mire. Kjo ka ndihmuar mjaft edhe në vazhdimin e shkollimit dhe në karierën e tyre të sukseshshme me vonë;

    Emisioni “ Aktuale” është emision në të cilin paraqiten çdo mbrëmje aktivitetet e perditshme që zhvillohen në Malësi dhe më gjërë me karakter kulturor e shoqëror. Trajtohen problemet dhe gjendja në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, pasqyrohen aktivitete të ndryshme si promovimet e shfaqjet teatrale e muzikore, veprimtaria e ndërmarrjeve vendase, pasqyrohet gjendja e familjeve në kushte të vështira ekonomike, gjë që ka ndihmuar dhe ndihmon realizimin e ndertimit të shumë shtëpive për familje në nevojë dhe në  zgjidhjen e problemeve tjera të ndryshme;

    Emisioni “ Studio e Hapur”- biseda me mysafirë të ftuar në studio për tema politike. Nga këtu është dëgjuar dhe dëgjohet  zëri në vite me radhë për nevojat të Komunës së pavarur, për të drejtën e perdorimit të simboleve kombëtare etj.;

    “Reportazh”- Bëhet fjalë mbi jetën dhe veprën e figurave me peshë historike për shqiptarët në Mal të Zi, mbi jetën në fshatrat e Malësisë, për objektet kulturore e fetare, për bukuritë natyrore, siç janë bjeshkët dhe vendet tjera atraktive për zhvillimin e turizmit;

    “ Intervistë”- trajtohen tema për sukseset shqiptare, tema shoqërore, psikologjike, sportive, artistike. Intervista me bashkvendësit tanë në emigracion mbi jetën dhe punën e tyre, sukseset dhe ruajtjen e traditave kombëtare në diasporë e të ngjashme;

    “ Të rinjtë në fokus”- bëhet prezantimi i të rinjve shqiptarë, shkollimi i tyre i lartë, punësimi dhe kariera e tyre në fusha të ndryshme;

    “ Femrat e sukseshme shqiptare”-  trajtohet jeta dhe kariera e femrave shqiptare të cilat kanë dhenë dhe japin kontribut të pashlyer në shoqërinë tone;

    “ Jeta”- emision kushtuar personave të moshuar, të cilët flasin për jetën dikurshme në Malësi;

    “ BoInfo”- edicioni i lajmeve qendrore dhe “ Lajmet shkurt”;

    “ Ora medica”- emision kushtuar shëndetsisë, në të cilin flasin mjekët më të mirë nga Mali i Zi për mbrojtjen shëndetësore, sëmundjet e ndryshme dhe japin këshillat mjekësore me rëndësi për shëndetin e banorëve.

Tv Boin ka bërë dhe bën xhirimin dhe transmetimin e dramave të shumta dhe filmave dokumentarë në bashkëpunim me SH.K.A-të në Malësi;

Me një arkivë të pasur 30- vjeçar me mijëra xhirime, falë angazhimit të themeluesit të tij, i cili kishte një vizion dhe me kamerën e vet filmoi çdo aktivitet kulturor, fetarë, politik e sportiv që nga vitet e 90-ta, Tv Boin vazhdon të realizojë emisione festive per festat e rëndesishme kombetare, siç janë: 28 Nëntori- Dita e Flamurit kombëtar, 6 Prilli- Dita e Kryengritjes së Malësisë, si dhe programe argëtuese për festat e fundvitit;

Kanali i Tv Boin mund të ndiqet nga qytetarët në Mal të Zi permes pakos digjitale Free Air dhe asaj kablovike M:tel, ndersa një shikieshmëri të madhe ka edhe nga diaspora shqiptare në Amerikë permes Albtv. Për t’u qendruar sa më afer teleshikuesëve dhe diasporës në vendet e Europës, Australisë apo kudo që ata ndodhen, bën edhe shperndarjen e materialeve në faqet e TV BOIN, në youtube dhe lajmet në portalin tvboin.com

Për të marrë pjesë në darkën mbështetëse, për të kontribuar, apo për më shumë informacion mund të kontaktoni organizatorët:

Josef Dedvukaj (chairman) (248) 885-6614

Mark Gjonaj (917) 731-6850

Senad Lulanaj (917) 662-4398

Nikollë (Nick) Prela Bojaj (917) 575-3639

Kolë Ivanaj (248) 980-5768

Enver Gjokaj (949) 689-0666

Gjon Gjokaj (917) 741-8600

Peti Camaj (586) 634-1083