Gjermania e nuk do të marrë pjesë në misionin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Berlin, 16 mars 2026 – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon mbështetje nga vendet e BE-së dhe NATO-s të mbështesin përpjekjet për të siguruar lundrimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Por, Gjermania, tash për tash, nuk e sheh të arsyeshme të marrë pjesë në forcat e një koalicioni në rajon, raporton Deutsche Welle.

“Ne nuk do të marrim pjesë në këtë konflikt.”, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Ëadephul, në emisionin televiziv “Bericht aus Berlin”.

Wadephul tha se SHBA-ja dhe Izraeli kanë thënë se qëllim i sulmeve të tyre është shkatërrimi i kapaciteteve ushtarake të Iranit, veçanërisht i programit bërthamor dhe i programit të raketave balistike. Ai tha se SHBA-ja dhe Izraeli duhet të shpjegojnë tani cilat janë objektivat e tyre.

“Kërkesa jonë ndaj SHBA-së dhe Izraelit është të na mbajnë të informuar dhe të na tregojnë cilat objektiva konkrete po ndjekin, dhe pastaj të diskutojmë së bashku se si mund të përfundojë kjo luftë”, tha Wadephul.

 Ai u pajtuar se tani të gjithë presin që Gjermania të ketë një rol aktiv në rajon, por u shpreh shumë skeptik se zgjerimi eventual i misionit detar të BE-së “Aspides” në Ngushticën e Hormuzit do të prodjonte më shumë siguri në atë zone. Sipas tij, ky mision që është vendosur në Detin e Kuq “nuk po jep rezultate”.

Wadephul theksoi se vetëm një zgjidhje me negociata mund të ofrojë siguri për qarkullim në Ngushticën e Hormuzit dhe në Detin e Kuq.

Edhe Kancelari Friedrich Merz deklaroi të premten se aktualisht “nuk ka asnjë arsye për të menduar për një sigurim ushtarak të rrugëve detare”.

Ai theksoi se Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe se Gjermania nuk do që të bëhet pjesë e kësaj lufte.

“Prandaj të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në përfundimin e luftës”, theksoi ai.

(r.m.)