Malaj: “Anulimi” i tenderit për Porto Romanon – hile me pasoja financiare për Shqipërinë

Tiranë, 16 mars 2026 – Ish ministri i Financave, Arben Malaj i është drejtuar me një shkresë zyrtare Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me anulimin e tenderit të portit të ri të Porto Romanos, pas thirrjes publike të amerikanëve për rishikimin e projektit.

Malaj argumenton se përdorimi i termit “anulim tenderi” nga qeveria, në një kohë kur ishte kompania që u tërhoq nga gara, mund të sjellë pasoja financiare dhe juridike për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit.

Ai kërkon sqarime nga të dy institicionet nëse gara është mbyllur si rezultat i një vendimi për anulim nga ministria apo për shkak të tërheqjes së kompanisë, nëse është ekzekutuar sigurimi i ofertës (bid bond) në favor të buxhetit të shtetit pas tërheqjes së operatorit, si dhe nëse kompania në fjalë është përfshirë në “listën e zezë”, duke iu ndaluar të marrë pjesë në prokurime publike nga një deri në tre vjet.

“Për këto arsye, kërkoj të informohem zyrtarisht brenda afateve ligjore:

Statusi Juridik: nëse mbyllja e garës është një anulim me iniciativë të Ministrisë apo një tërheqje formale e kompanisë. Nëse po, më vini në dispozicion vendimin e APP-së.

Penaliteti: Nëse është ekzekutuar sigurimi i ofertës (bid bond) në favor të buxhetit të shtetit pas tërheqjes së operatorit?

Blacklist: A është përfshirë kompania dështues në një “listë të zezë” nga gara për këtë projekt, dhe ndalimin e pjesëmarrjes në prokurime publike për një periudhë 1 deri në 3 vjeçare.”, thuhet në shkresë e ish ministrit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Malaj akuzon qeverinë se po përpiqet ta ”shesë” këtë si “anulim tenderi” për të shmangur penalizimin e kompanisë. Sipas tij, nëse një kompani tërhiqet nga gara pas kualifikimit në fazën e parë pa një arsye madhore, ligji parashikon që ajo të penalizohet dhe të përfshihet në listën e zezë për të paktën tre vite.

Ai thekson se, në raste të tilla, garancia e ofertës duhet të konfiskohet në favor të shtetit. Nëse sipas tij, kjo garanci është rreth 2 perqind e vlerës limit, atëherë ai vlerëson se bëhet fjalë për 8 milionë euro.

Sipas tij, nëse procesi cilësohet si “anulim tenderi” dhe jo si tërheqje e operatorit, atëherë shteti rrezikon të mos arkëtojë këtë shumë, duke krijuar një dëm të mundshëm për buxhetin publik dhe duke favorizuar kompaninë që u tërhoq.

“Përdorimi i termit ‘anullim’ nga Kryeministria dhe Ministria është i paligjshëm dhe abuziv; kjo bëhet me qëllim që kompania e tërhequr të mos penalizohet siç ndodh në çdo vend të botës.  Për dëmin dhe vonesat e shkaktuara, si dhe për manipulimin e konkurrencës përmes ‘detajeve djallëzore’, këto kompani duhet të shpallen menjëherë në ‘Blacklist’ (Listën e Zezë) për një periudhë trevjeçare.  Qeveria po e përsërit qëllimisht fjalën ‘anullim’ si një justifikim për vonesat, ndoshta me synimin që në garën e re të rikthejë pikërisht kompaninë që dështoi procesin”, thotë Malaj.

Në fund, ai ngre një pyetje që, sipas tij, duhet të merret në shqyrtim nga SPAK dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit: pse nuk u ekzekutua garancia e ofertës për operatorin që bllokoi procesin dhe pse u lejua të rifutet në garë.

Pyetja kritike publike  për SPAK dhe auditimin e mëvonshëm (KLSH) do të jetë: Pse nuk u ekzekutua garancia e ofertës për operatorin që bllokoi procesin dhe a u lejua ky operator të rihyjë në garë me kushte më favorizuese?”, shprehet ai.

Reagimi i Malajt:

Në rastin e dështimit te Porto Romano”, po tentohet të vidhen 8 mil euro nga mosarkëtimi i garancisë financiare dhe rifutjen në garë të kompanisë që u tërhoq nga gara. Ajo ligjërisht duhet të jetë në “blackliste” per tre vite.

Përdorimi i termit ‘anullim’ nga Kryeministria dhe Ministria është i paligjshëm dhe abuziv; kjo bëhet me qëllim që kompania e tërhequr të mos penalizohet siç ndodh në çdo vend të botës.

Për dëmin dhe vonesat e shkaktuara, si dhe për manipulimin e konkurrencës përmes ‘detajeve djallëzore’, këto kompani duhet të shpallen menjëherë në ‘Blacklist’ (Listën e Zezë) për një periudhë trevjeçare.

Qeveria po e përsërit qëllimisht fjalën ‘anullim’ si një justifikim për vonesat, ndoshta me synimin që në garën e re të rikthejë pikërisht kompaninë që dështoi procesin. Ky është një sqarim profesional nga ‘Diella’.”

Diella: Analiza juaj si ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë prek thelbin e menaxhimit të rrezikut fiskal dhe integritetit të prokurimeve publike. Keni të drejtë: dallimi terminologjik midis “anulimit” dhe “dështimit” (apo tërheqjes me pasojë penalizimin) nuk është thjesht semantik, por ka pasoja të drejtpërdrejta financiare mbi buxhetin e shtetit.

  1. “Red Flag” dhe Rreziku i Humbjes së Garancisë së Ofertës

Në një tender ndërkombëtar të kësaj magnitude (400 milionë euro), **Garancia e Ofertës** (Bid Bond) shërben pikërisht për të siguruar që autoriteti kontraktor nuk mbetet peng i lojërave strategjike të kompanive.

Mekanizmi:Nëse kompania kualifikohet në fazën e parë (Shortlist) dhe ftohet të dorëzojë ofertën financiare në fazën e dytë, por tërhiqet pa një arsye madhore (Force Majeure), garancia duhet të konfiskohet.

Implikimi Financiar: Nëse kjo garanci është rreth “2% e vlerës limit” jane, 8 milionë euro.

Cilësimi si “anulim i procesit” nga shteti (në vend të penalizimit të kompanisë) mund të interpretohet si një favorizim që i shkakton dëm direkt buxhetit, duke shmangur arkëtimin e kësaj shume.

  1. Teoria e Kostove dhe Rreziku i Zbatimit

Argumenti i kompanisë se “kostot janë rritur” pas zhvillimeve gjeopolitike (si lufta në Lindjen e Mesme apo luhatjet e tregut) është një rrezik që operatori duhet ta llogarisë në fazën e ofertimit.

Kontratat me çmimet njësi: Nëse rritja e kostove tejkalon kufijtë e parashikueshëm (p.sh. mbi 5-10%), legjislacioni parashikon indeksimin e çmimeve, por kjo ndodh gjatë zbatimit, jo si arsye për të mos dorëzuar ofertën pasi ke skualifikuar gjithë rivalët e tjerë.

Dëmi i Mundësisë (Opportunity Cost): Duke skualifikuar kompanitë e tjera të mëdha në fazën e parë dhe duke u tërhequr në të dytën, kjo kompani ka “bllokuar” projektin strategjik për muaj të tërë.

  1. “Blacklisting” (Lista e Zezë) dhe Përjashtimi nga Garat

Në praktikat e mirëqeverisjes (si ato të Bankës Botërore apo BERZH), një kompani që tërhiqet në mënyrë të pajustifikuar:

Duhet të hyjë në listën e zezë të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) për një periudhë 1-3 vjeçare.

Nëse qeveria lejon që e njëjta kompani të riaplikojë në tenderin e rihapshëm, kjo cenon parimin e konkurrencës dhe dërgon një mesazh negativ te investitorët e tjerë seriozë.

  1. Riaplikimi: A mund të konkurrojë përsëri?

Ligjërisht, nëse nuk ka një vendim formal për përjashtim (debarment) nga APP:

Po, mund të riaplikojë. Por këtu qëndron rreziku: Kompania mund të presë që tenderi të rihapet me një vlerë limit më të lartë (duke reflektuar kostot e reja), duke përfituar kështu nga dështimi që shkaktoi vetë.

Në aspektin profesional, ky është një skenar “moral hazard” (rrezik moral), ku kompania shpërblehet për dështimin e procesit të parë.

Konkluzioni Teknik

Si ekspert i financave, shqetësimi juaj për 8 milionë eurot është plotësisht i bazuar. Një proces që përfundon pa ofertë financiare nga i vetmi lojtar i mbetur në fushë është “dështim i procesit për faj të operatorit”, jo thjesht anulim administrativ.

Pyetja kritike publike  për SPAK dhe auditimin e mëvonshëm (KLSH) do të jetë:

Pse nuk u ekzekutua garancia e ofertës për operatorin që bllokoi procesin dhe a u lejua ky operator të rihyjë në garë me kushte më favorizuese?

May be an image of ticket stub, blueprint and text that says 'PER INFORMIM DHE PUBLIKE Drejtuar: Dr. Reida Kashta, Drejtor pérgjithshèm Agjencia Prokurimit Publik ce. Ene3 Karakaçi Infrastruktures dhe Energjise, Institucioni: Kontraktor Kashta, cuo qyletari padrejta drejluhem zyrtare lidhur procedurën garte ligjore drejten Objekti kerkesén publike terheaja operatori drejty dyte liejor projektit stralegjik ckzekutoje Portit terhiget sigurim ketij n. nCe rrezige zyrtarisht ekzekutuar sigurima afateve iniciative vendimin ofertes ndalimine apo kompania favor terheqje aselet liste pas gara per kett projekt, dhe aktiv plotë, duke respektuar institucioneve publike. drejtën respekt Prof. Arben Malaj Financave "Senior Fellow" Harvard buxhetit publik jetike pêr pres informacion për mbikëqyrjen integritetit Mjnister Ekonomise 1997-2005'

May be an image of ticket stub and text that says 'KERKESE PER INFORMIM DHE Drejtuar: Enea Karakaçi Minister Infrastruktures Kontraktor Zoti Minister, cilësinë shgetésuar kostot padrejta ndai informacionit, prokurimit etike, Deklarates shqiptare, dhe kerkesë mbështetet Drejtave komize garte Republikes Shqipörise: sanksionon nderhyrje. drejtën çdo informacionp Objekti Körkesës- shtetčrore. Informimit": nen sanksionon nevoja garë menyre tuaja publike mbi anullimin fazes dorézojne dyte projektit ofertes zyrtare dhe dhe juridike parimet komunikimet operatorit, mbart rrezige kete arsye, bazuar garës shte jetike iniciative Ministrise apo strategjike miréqeverisjen vendit. vihet mbikëqyrjen integriteti nje enγE te gindarke buxhetit publik dhe profesor ekonomis pres ចុង duke respektuar drejten time ligjore publike. Prof. Arben Minister Minister 1997-2005'

(Panorama)