Pentagoni kërkoi 200 miliardë dollarë për financimin e luftës në Iran

Uashington, 20 mars 2026 – Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, iu përgjigj dje kritikave për 200 miliardë dollarët që Pentagoni thuhet se ka kërkuar për të financuar luftën kundër Iranit, duke deklaruar se “duhen para për të vrarë të këqijtë”.

Lufta, sipas vlerësimeve të fundit, ka kushtuar tashmë 11.3 miliardë dollarë vetëm në gjashtë ditët e para.

Analistët theksojnë se shpenzimet përfshijnë armatime të avancuara, raketa interceptuese, karburant, dislokimin e avionëve luftarakë dhe mirëmbajtjen e flotave detare.

Eksperti i politikave ndërkombëtare, Daniel Schneiderman, theksoi se luftërat moderne janë jashtëzakonisht të kushtueshme për shkak të natyrës së tyre teknologjike dhe nevojës për operacione të vazhdueshme. “Zhvillimi i luftës kërkon burime të mëdha financiare dhe logjistike”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump e minimizoi koston, duke e cilësuar atë si “një çmim të vogël” për të ruajtur epërsinë globale të vendit. Sipas tij, angazhimi ushtarak në rajon është thelbësor për mbrojtjen e interesave strategjike të SHBA-së.

(Panorama)