Mbrohuni nga mashtrimet në emigracion

Paralajmërim lidhur me mashtrimet në emigracion: Si të jeni të sigurt dhe të mbroni çështjen tuaj

Avokati Kieran Both

Mashtruesit kanë filluar të hiqen si avokatë të mirëfilltë të emigracionit dhe si organizata jofitimprurëse—veçanërisht në Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Për këtë qëllim përdorin logo, foto dhe emra organizatash të besueshme bamirësie si Catholic Charities ose firma të njohura ligjore. Këto mashtrime kanë bërë që shumë njerëz të humbasin mijëra dollarë dhe, në disa raste, u kanë sjellë dëme edhe çështjeve të tyre të emigracionit. Ja si të mbroni veten dhe familjen tuaj.

Si veprojnë mashtruesit:

Ata shtiren si avokatë ose përfaqësues të akredituar. Përdorin faqe të rreme në Facebook, numra të rremë në WhatsApp ose reklama të paguara. Premtojnë miratime të shpejta ose “rezultate të garantuara”. Ndonjëherë kërkojnë shuma të mëdha parash (5,000–30,000 dollarë). Mund të mos paraqesin asnjë dokument, të paraqesin informacion të rremë, ose të organizojnë “seanca gjyqësore” të rreme online. Bëhet fjalë për mashtrim nëse “gjyqtari” ju kërkon të paguani para për të marrë statusin e dëshiruar të emigracionit. Pasi marrin atë që duan, mashtruesit zakonisht nuk bëhen më të gjallë.

Si të kontrolloni nëse dikush nuk është mashtrues.

Para se të paguani dikë:

Verifikoni si personin ashtu EDHE organizatën. Gjetja e një avokati të vërtetë nga një burim i miratuar dhe i verifikuar është zgjidhja më e sigurt. Disa burime për lista avokatësh janë: AILA Lawyer Search: www.ailalawyer.com, CLINIC Affiliate Directory: www.cliniclegal.org/find-legal-help/affiliates/directory, dhe Immigration Advocates Network: https://www.immigrationadvocates.org/legaldirectory.

Sigurohuni që personi punon vërtet aty ku thotë se punon. Kërkojeni organizatën në mënyrë të pavarur—mos u mbështetni thjesht te një link që ju dërgojnë ata vetë. Tregoni kujdes me çdo gjë që reklamohet në Facebook, Instagram ose WhatsApp. Shumica e mashtrimeve ndodhin aty. Kërkoni dhe merrni një marrëveshje me shkrim ose një faturë. Ata që ofrojnë shërbime ligjore të vërteta japin dokumentacion. Mos paguani kurrë përmes kartave dhuratë, aplikacioneve për pagesa në para, ose kriptomonedhave.

Nëse mendoni se ju kanë mashtruar:

Mund ta raportoni rastin—dhe mund të arrini ta rregulloni çështjen tuaj. Ruani të gjitha mesazhet, faturat dhe fotografitë që i keni bërë pamjeve në ekran. 

Raportoni mashtrimet te:

Programi për Parandalimin e Mashtrimit i EOIR-i (Gjykata e Emigracionit): www.justice.gov/eoir/fraud-and-abuse-prevention-program, Komisioni Federal i Tregtisë (FTC): www.reportfraud.ftc.gov, Formulari i USCIS-it për raportime të mashtrimeve: www.uscis.gov/avoid-scams/report-immigration-scams, Prokurori i Përgjithshëm i shtetit ku banoni, si dhe dhoma e avokatëve në nivel lokal ose shtetëror. Nëse dikush ka përdorur emrin e një avokati ose organizate, njoftojini menjëherë. Merrni ndihmë të ligjshme ligjore.

Gjeni ndihmë ligjore të besueshme për çështjet e emigracionit përmes: AILA Immigration Lawyer Search, CLINIC Affiliates, Rrjetit të Avokatëve të Emigracionit (Immigration Advocates Network), dhe Shoqatës Kombëtare të Avokatëve për Mbrojtjen e Klientit (National Association of Consumer Advocates): www.consumeradvocates.org/find-an-attorney

Mbroni paratë tuaja. Mbroni çështjen tuaj. Konfirmoni gjithmonë që asistenti ligjor nuk është mashtrues.

Çdo rast paraqet fakte dhe rrethane unike, dhe ky artikull vlen thjesht si udhëzues i përgjithshëm. Ky artikull nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është: info@bothlaw.com