Varshavë, 26 mars 2026 – Shqipëria i ka dhënë lamtumirën ëndrrës për pjesëmarrje në fazën finale të Kamionatit botëror të ftbollit, pasi është mundur në Varshavë nga Polonia 2:1.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me një dominim të polakëve, port ë parët shënuan shqiptarët. Në fund të pjesës së parë, Arbër Hoxha e shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së polakëve, e dribloi edhe portierin dhe shënoi për 0:1.
Por, në pjesën e dytë, Polonia e shtoi presionin, i cili u kurorëzua me gol në minutën 63. Rezultatinn ë 1:1 e barazoi Levandovski, pas një një goditjeje nga këndi.
Dhjetë minuta më pas, 73, Poloninë e çoi në avatazh Zielinski, 2:1.
Polakët luajtën me shumë kujdes që të mos pësonin ndonjë gol tjetër dhe ai dolën. Në përfundim të ndeshjes ishin ata që festuan, pasi e siguruan vazhdimin e garës kualifikuese për botërorin 2026, ndërsa Shqipërisë iu shua ëndrra për pjesëmarrje në këtë garë, më të rëndësishmen, të sportit të futbollit.
Dashamirëve të futbollit në Shqipëri do t’u mbetet peng kjo humbje, pasi ekipi kombvëtar nuk ishte larg kualifikimit për fazën finale të Kampionatit Botëror të futbollit që do të mbahet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2026, Polonia do të përballet me Suedinë, e cila e mundi Ukrainën 3:1. Ndërkaq Shqipëria do të luajë kundër Ukrainës në një ndeshje që nuk ka asnjë rëndësi, përveç statistikës. Ndeshja do të zhvillohet në Tiranë, më 31 mars.
(r.m.)